LAJMI I FUNDIT:

Hashim Thaçi do të humb qeverinë për shkak të RTK-së

Çfarë i duhet kryeministrit aktual të Kosovës, z. Hashim Thaçi, Radio-Televizioni i Kosovës (RTK)? A e përdor ai këtë televizion për të mbajtur pushtetin aktual dhe, mundësisht, të fitojë zgjedhjet komunale dhe ato të përgjithshme në të ardhmen? Ndoshta. Ka mundësi. Por, ashiqare, kryeministrit të Kosovës dhe ekipit të tij prej këshilltarëve medial (sic!) i mungojnë edhe disa vështrime shtesë.

Dua të them, po të pyetej RTK-ja, Kosova edhe sot do të qeverisej nga dyshja AAK-LDK. Është RTK-ja që e ka përkrahur këtë dyshe deri në bezdi. Kështu, përkrahja që “televizioni publik”, RTK, i ofronte dyshes AAK-LDK bëri që së pari LDK-ja të thyhej, dhe së dyti, të mos votohej ajo qeveri. Ose, nëse RTK nuk do ta përkrahte atë qeveri, sot z. Ramush Haradinaj do të ishte kryeministër i Kosovës.

Në këtë kuptim, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe kryeministri Hashim Thaçi, lehtë mund të humbin zgjedhjet komunale dhe ato të pritshmet, zgjedhjet e përgjithshme, mu për shkak që kjo parti, dhe kjo qeveri, po përkrahet nga RTK-ja deri në bezdi. Në këtë kuptim, po arrihet kundërefekti psikik në publik – dyshimi.


Dua të them, ne mund t’i shohim ministrat e kësaj qeverie për çdo ditë në televizor derisa nuk ndërrojmë kanalin televiziv ose nuk ndalet rryma. I shohim të pispillosur nga shkëlqimi i kremit në fytyrë, kravatat dhe veshjet tashmë uniformë dhe disa të tjera, që përdoren si efekte mediale. Por, kabineti qeveritar nuk e ka gjithashtu parasysh që përveç efektit pamor, pra, bukurisë në dukje e shfaqje, këtu vlen edhe një efekt tjetër shtesë psikologjik e medial – efekti i punëve.

Të marrim një shembull konkret. Nëse, ta zëmë, mistri Fatmir Limaj i kryen dhjetë punë, atëherë nuk do t’i duhet më shumë se një dështim edhe më i vogël, ose edhe një ngjallje e dyshimit dhe askush nga publiku më nuk do të flet për punët e kryera sesa dyshimin. E ky nuk është efekt i mendjes së turbullt ose i mendjes së prishur të kosovarit. Ky është efekti i medieve, pra, efekti i RTK-së. Dua të them, a ka mundësi që të shikojmë një 24-orësh televizor e të mos e shohim as z. Limaj e as kryeministrin e Kosovës, z. Thaçi, në televizor? Sepse kjo është për të mirën e tyre, e jo të elektoratit.

Menjëherë duhet thënë që ky perceptim nuk përmban botëkuptim politik. Çështja, pra, s’ka lidhje me politikë, por me media dhe efektin e tyre konkret në publik. Dua të them, është paksa i paqartë pispillimi me krem e kravata para një publiku që ende nuk e ka arritur efektin medial e të flas për kremin e kravatën dhe, pse jo, edhe të gjykojë votën e vet si rezultat i këtyre dukurive e diskutimeve. Sepse dihet që Kosova ka probleme serioze të mirëqenies së qytetarëve, pra, Kosova ka mungesa ekonomike, arsimore, gjithsesi politike dhe mediale, të cilat nuk mund të zgjidhen as për një vit e as për katër vjet. Ato, pra, zgjidhen gradualisht por pandalshëm, nëse jo për çdo javë atëherë për çdo muaj.

Për të sqaruar këtë perceptim medial edhe më mirë, do të ofroj edhe një ilustrim me karakter ndërkombëtar. Shumë u fol (në RTK) për anëtarësimin e Kosovës në Bankën Botërore (BB) dhe në Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN). Të gjitha bisedat, diskutimet e debatet që zhvilloheshin (në RTK), linin përshtypje që ky anëtarësim do të jetë dobiprurës për Kosovën. Tashti, ende pa u përmbyllur mirë letrat e anëtarësimit, Kosova veç është në borxh 200 milionë euro ndaj Bankës Botërore Ndërkohë, gjithashtu po i lexojmë perceptimet e partisë në opozitë, AAK, që Kosova duhet ta dëgjoj Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) e, në veçanti, të mos rrisë rrogat e administratës publike. Bile, për AAK-në, Kosova duhet t’i nënshtrohet kësaj organizate.

Dua të them, situatat, ngjarjet dhe perceptimet e tilla gjithsesi që lënë dyshime në publik, në elektorat. Pra, cili është efekti medial në publik (i RTK-së) i tërë këtyre ngjarjeve e perceptimeve? Secili prej nesh shtron pyetjen: kush përfiton nga anëtarësimi në këto organizata dhe nga perceptimet e tilla mediale se rrogat nuk duhet të ngrihen në një shoqëri që pas datës 15 të secilit muaj më nuk ka as bukë në tavolinë? Kujt i duhen ngjarje e perceptime të tilla sidomos kur, nëse shikohet pak Shqipëria, atëherë do të shihet që atje (cilido pushtet) më me dëshirë do t’i përjashtonte të dyja këto organizata? Pra, çfarë po ndodhë? Ose, nëse politikanët tanë besojnë që këto anëtarësime e perceptime ende mbesin dobiprurëse atëherë ata duhet ta na e shpjegojnë më mirë.

Por, po e përsërisë. Ky shkrim duhet të shikohet nga perceptimi medial e jo politik. Tek e fundit, personalisht, nuk e kam edhe aq shumë bezdi se kush i fitoj ose kush mund t’i fitoj nesër zgjedhjet në Kosovë. Edhe unë, sikurse shumica nga ju, anëtarët e Bankës Botërore dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar i shoh vetëm në televizor. Nuk jetoj me ta, nuk punoj me ta, nuk flas me ta e as nuk pi kafe me ta. Sepse ata njerëz nuk jetojnë në Kosovë, as me mua e as me ty. Bile, as me Hashim Thaçin e Ramush Haradinajn.

Ajo çfarë në të vërtetë dua të them është që duhet të kihet parasysh që një RTK çfarë është sot (e që ishte prej fillimit të themelimit të vet) më parë shkakton humbjen e zgjedhjeve për secilën parti që është në qeveri. Pra, RTK-ja ia humb njërës parti zgjedhjet në mënyrë që elektorati ta sjellë partinë tjetër në qeveri. Nuk e di nëse jam i qartë: është RTK-ja ajo që në këtë mënyrë e mban pushtetin dhe e siguron mbajtjen e pushtetit në vijimësi. Pra, është RTK-ja ajo që e udhëheqë Kosovën. Vlerësim paranoik? S’ka shans.

Ne mund të dëgjojmë nganjëherë disa vlerësime që pushteti (cilido) e mban afër vetes RTK-në për të pastruar paratë e pista, pa tatim. Por, kjo nuk është gjithaq e vërtetë. Më parë, RTK e mban qeverinë afër (cilëndo) për të siguruar burime financiare jo për të mbijetuar por për t’u pasuruar. Dua të them, e shohim që kur flitet për RTK-në asnjëherë nuk flitet për program të mirë artistik (cilin program të mirë artistik?), për program të mirë muzikor (cilin program të mirë muzikor), për program të mirë informativ (cilin program informativ?). Fjala këtu është për pushtet dhe asgjë më shumë. Pushtet me çfarëdo çmimi dhe nën çfarëdo situate. Pra, edhe Hashimi po shkon (ngadalë por sigurt), por Agimi po mbetet (vetëm sigurt).

Në trend

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse u anulua penalltia e Alvarezit kundër Real Madridit

Zbulohet arsyeja pse u anulua penalltia e Alvarezit kundër Real Madridit

Liga e Kampionëve
Ancelotti flet për fitoren ndaj Atletico Madridit dhe penalltinë e diskutueshme të Alvarezit

Ancelotti flet për fitoren ndaj Atletico Madridit dhe penalltinë e diskutueshme të Alvarezit

Liga e Kampionëve

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Magazina
Simeone ndihet krenar me skuadrën e tij, reagon edhe ndaj polemikave të penalltisë së Alvarez

Simeone ndihet krenar me skuadrën e tij, reagon edhe ndaj polemikave të penalltisë së Alvarez

Liga e Kampionëve
Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

Evropa

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Kalo në kategori