Pranimi i Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar është gjithsesi dëshirë e madhe e të gjithë atyre që merren me sport. Nuk ka dyshim se kemi pritur më shumë, dhe na duket e padrejtë që sporti ynë as 6 vjet pas pavarësimit të shtetit tonë, të mos i takojë familjes evropiane e botërore të sportit, të mos ketë të drejtë pjesëmarrje në garat më cilësore në rruzullin tokësorë.
“Sporti ende nuk është i pavarur edhe pse i kemi 12 Federata të anëtarësuara në federatat ndërkombëtare. Mirëpo, kur e shikoj Kosovën gjatë këtyre gjashtë viteve nga dita e pavarësisë, më duket se segmenti i sportit ka ecur më së miri. Kur e them këtë, e kam parasysh numrin e federatave të ndërkombëtarizuara, pastaj rezultatet e arritura të sportistëve tanë në arenën ndërkombëtare, veçmas në sportin e xhudos”, tha kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës Besim Hasani, sipas të cilit ngritja e flamurit është diçka e veçantë, diçka që nuk harrohet.
“Ne jetojmë për jetësimin e pavarësisë së shtetit tonë. I gëzohemi flamurit dhe nuk ka pasur përjetim më rrëqethës sesa kur Majlinda Kelmendi gjatë këtyre ditëve, por edhe më parë me rezultatet e saja kulmore, bëri që para dhjeta mijëra shikuesve në tribuna, flamuri ynë të ngrihet lartë dhe të intonohet himni i shtetit tonë. Këto janë përjetime të veçanta që nuk mund të harrohen”, shprehet Hasani. Për njeriun e parë të Komitetit Olimpik të Kosovës, nuk mbeten anash as telashet me të cilat për shumë vite ballafaqohet sporti kosovar.
“Natyrisht se ka mangësi dhe ato nuk janë të vogla. Dihet se sporti ynë nuk financohet sa duhet, nuk ka trende te ecjes përpara dhe nuk ka zhvillim çfarë duhet ta ketë, përkundër talenteve të shumtë dhe entuziastëve të sportit, numri i të cilëve është mjaft i madh”, thekson kryetari i KOK-ut, i cili ka qenë i pranishëm në shumë ngjarje sportive, por ku pa të drejtë kanë munguar sportistët tanë.
“ Kjo është pjesë më e dhimbshme kur sportistët tanë nuk mund të marrin pjesë për shkak të izolimit të padrejtë. Për këtë arsye, mbetet detyrë e të gjithëve që të angazhomi sa më shumë, të bëjmë të pamundurën për një të ardhme më të ndritur në sportit tonë, ndonëse jo çdo gjë varet nga ne. Duhet ta forcojmë shtetin tonë dhe unë apeloj për mobilizim jo vetëm individual, por edhe institucional që ta bëjmë më të mirën për shtetin dhe sportin tonë, në mënyrë që ai të trajtohet i barabartë me shtete tjera në Evropë e në botë. Sa i përket pranimit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, tashmë i kemi plotësuar dy kriteret e kërkuara me kartën olimpike. Aty kërkohet që 5 federata të jenë të anëtarësuara në Federatat Ndërkombëtare, e ne i kemi 12 të pranuara.
Mirëpo, aty kërkohet edhe kriteri politik, sipas të cilit Komiteti Olimpik duhet t’i takojë një shteti të pavarur dhe të njohur nga Komuniteti Ndërkombëtare. Unë mendoj se mjaftojnë që shumica e shteteve të OKB e kanë njohur shtetin e Kosovës. Tani presim sinjalin nga KON për pranim, pasi kemi pasur marrëveshje gjentelmene në vitin 2012, kur na është thënë që së pari të piqen kushtet dhe të mos krijohen turbulenca. Besoj se kjo punë duhet të kryhet dhe se do të pranohemi në KON gjatë këtij viti, apo në fillim të vitit të ardhshëm”, tha Hasani. /Tribuna/Telegraif/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/guardiola-780x439.png)
Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit
![Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collina-2-780x439.jpg)
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002
![Lista me 17 kombëtaret që janë përjashtuar nga FIFA për Kampionatet Botërore - tri prej tyre nuk luajnë në 2026](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fifa-780x439.png)
Lista me 17 kombëtaret që janë përjashtuar nga FIFA për Kampionatet Botërore - tri prej tyre nuk luajnë në 2026
![UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/03/chl-780x439.png)
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027
![Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/lewandowski-barca-780x439.png)
Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës
![Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/asencio-780x439.png)
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re