LAJMI I FUNDIT:

Hasani: Dialogun duhet ta udhëheq Haradinaj, jo Thaçi apo Limaj (Video)

Hasani: Dialogun duhet ta udhëheq Haradinaj, jo Thaçi apo Limaj (Video)

Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Nait Hasani ka thënë se nga sot e kemi një ushtri të gatshme për të mbrojtur territorin e Kosovës.

Ai në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se ushtria e Kosovës tani nuk do të dallojë nga ushtritë e vendeve tjera.

“Me këtë ligj përcaktohet një ushtri me pjesëmarrje vullnetare, dhe një ushtri që nuk është në kontradiktë me bashkësinë ndërkombëtare”.


Hasani ka thënë se edhe ushtritë e rajonit nuk kanë numër shume të madh të ushtarëve aktiv, prandaj edhe për ne 6 mijë ushtarë aktiv janë të mjaftueshëm.

“Vendit tonë nuk i duhen më shumë se 6 mijë ushtarë aktiv, ndërsa për rezervistët mund të variojë numri sipas nevojës”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Deputeti i PDK-së ka thënë se fatkeqësisht edhe në formimin e ushtrisë po shfaqen tendenca për “bajraktarizma”, ashtu siç ka ndodhur edhe në të kaluarën me shqiptarët.

Duke folur për debatet e fundit për korrektim të kufijve, Hasani ka thënë se kufijtë mund të lëvizin disa metra por rrethanat politike nuk e lejojnë një ndryshim të madh.

“Në gjithë këtë debat është e mirë që çështja e shqiptarëve të Preshevës të vihet në pah përsëri”.

Deputeti Hasani shprehet i pakënaqur me ecurinë e dialogut me Serbinë.

“Me Serbinë duhet të bisedohet për përmirësimin e kushteve të qytetarëve serb. Është absurde të bisedohet me Serbinë për Ujmanin, Trepçën apo ndarjen e Kosovës”.

Deputeti i PDK-së ka thënë se as Thaçi e as Limaj nuk mund të udhëheqin me bisedimet.

“Kryeministrit ia delegon kushtetuta të udhëheq me bisedime, nuk mund ta bëj këtë gjë as Thaçi e as Limaj”.

Për zgjedhjet e brendshme të PDK-së, Nait Hasani ka thënë se qëndrimi i tij ka qenë i qartë që PDK duhet të hyjë e vetme në zgjedhje dhe jo me koalicione.

“Është më e mirë për partinë të kemi në garë 110 kandidatë për deputetë, pasi secili nga ta do të mobilizojë njerëzit e tij”.

Ai ka thënë do të ishte mirë që të kishte kundër kandidat për kryetar të partisë, por sipas tij përballja me Kadri Veselin nuk është gjë e lehtë.

“Njerëzit kanë frikë të përballen me Kadri Veselin. Por unë jam që të ketë një kundër kandidatë dhe të ketë program ai”, deklaroi ndër të tjera Nait Hasani./Telegrafi/

https://www.facebook.com/infoboxrtvdukagjini/videos/298952250925234/

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori