LAJMI I FUNDIT:

Harron gruan në autostradë

Harron gruan në autostradë

Një vozitës francez ka kaluar 120 kilometra para se të kuptojë se e ka harruar gruan në vendparkimin e autostradës, ka njoftuar xhandarmëria franceze.

Çifti bashkëshortor, i cili po kthehej me motoçikletë nga pushimi nga Gjermania, është ndalur në një pompë benzine në autostradë për të ngrënë drekë dhe për të zgjatur këmbët para se të vazhdojnë rrugën.

Ka pasuar një kërkim i cili nuk ka dhënë asnjë rezultat. Për fat, një mike e gruas e ka lajmëruar se gruaja e kishte telefonuar dhe se po priste për katër orë rresht, me helmetë në dorë, në pompën e benzinës që burri i saj të kthehej për të.