LAJMI I FUNDIT:

Harrojnë gërshërët në barkun e pacientit

Harrojnë gërshërët në barkun e pacientit

Një burrë gjerman është duke paditur spitalin pasi një palë gërshërë, prej 38 centimetrash, janë harruar brenda barkut të tij gjatë një operimi të rëndomtë.

Personeli mjekësor i kanë treguar zotëriut Pogl për “gafën” e tyre pas pesë operacioneve të kryera, raporton Daily Telegraph.

Norbert Pohl duhej të kalonte nëpër një procedurë relativisht të lehtë për të pastruar zorrën e tij të bllokuar, por përfundoi me dhimbje torturuese.

61-vjeçari ka thënë se ai kishte shkuar tek doktori i tij i cili e kishte udhëzuar të bënte një rrezatim që shfaqi qartazi gërshërët e ngulitura për murin e barkut të tij.


Zotëriu Pohl ka thënë se përkundër pamjes tmerruese, Qendra klinike katolike në Duisburg nuk i kishte treguar se kishte gërshërë brenda tij, “sigurisht sepse ishin duke kërkuar një mënyrë zgjidhjeje për të mbuluar gafën e tyre".

"Unë kalova nga një operacion në tjetrin pa ndonjë ndryshim sepse vazhdoja të kisha dhimbje", ka thënë Pohl. "Ka qenë vetëm pas procedurës së pestë të operacionit kur ata më treguan për gërshërët”.

"Tani më duhet të mbaj një korse kirurgjike për të mbajtur zorrët brenda, sepse muri i barkut është shkatërruar”.

Avokati i zotëriut Pohl ka kërkuar 125.000 euro dëmshpërblim nga personeli mjekësor i cili e ka kryer operacion.

Avokati, i cili ka refuzuar ofertën prej 12.500 nga spitali duke e cilësuar atë si “të mjerë”, ka thënë se është një mrekulli që klienti i tij ende është gjallë.

Spitali ende nuk ka komentuar rastin.