Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj të enjten pritet të dalë sërish para Gjykatës së Colmarit në Francë, kurse në partinë e tij presin që në këtë seancë do të merret vendimi përfundimtar për kthimin e Haradinajt në Kosovë.
Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se e drejta është në anën e Haradinajt dhe se ai shumë shpejt do të kthehet në Kosovë. Ai pret se çështja e Haradinajt do të marrë epilog pozitiv.
“Pritjet tona janë që z.Haradinaj të rimerr të drejtën për të lëvizur lirshëm e për t’iu rikthyer Kosovës, familjes e angazhimeve të tij në vendin e vet. Ato tashmë janë të ditura por vetëm po hezitojnë disa që ti normojnë. E drejta është me Ramushin dhe Kosovën, ajo e drejtë është konfirmuar jo vetëm njëherë edhe atë nga niveli me i lartë i drejtësisë ndërkombëtare, prandaj nuk kemi tjetër bindje përveç që kjo çështje të marrë epilog pozitiv”, ka thënë Lekaj, shkruan Gazeta Monitor
Ndonëse seanca ndaj Haradinajt do të mbahet të enjten, AAK në beson se ai do të lirohet pas kësaj seancë dhe se pritja për të në Kosovë do të jetë madhështore. Lekaj thekson se të gjithë shqiptarët janë në pritje të ish kryeministrit Ramush Haradinaj.
“ Në pritje të atij vendimi janë të gjithë qytetarët e Kosovës, shqiptarët nga të gjitha anët dhe kjo nënkupton që pritja do të jetë madhështore, të tillë do ta bëjnë të gjithë njerëzit e vendit tonë”, thotë Lekaj.
Ndërkaq për mbajtjen e liderit të AAK-së në Colmar të Francës prej afër katër muajsh, Lekaj vlerëson se kjo është një padrejtësi e madhe që i është bërë Haradinajt.
“ Vlerësimi ynë është se z.Haradinaj po i bëhet padrejtësi në vazhdimësi me të tilla gjëra, por besojmë që kjo do të jetë e fundit”, ka thënë Lekaj.
Ndryshe lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, po mbahet në Francë pas një flet arresti të lëshuar nga Serbisë, me pretendime për krime lufte./Gazeta Monitor/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve