LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Vullneti i Kosovës, intensifikimi i marrëdhënieve me Gjermaninë

Haradinaj: Vullneti i Kosovës, intensifikimi i marrëdhënieve me Gjermaninë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar sot një takim me Klaus Jurgen Hedrich, përfaqësues i organizatës Gjermane “Hilfe – Help”.

Haradinaj, tha se po punohet pandalshëm për konsolidimin e sistemit të drejtësisë dhe në përmbushjen e detyrave të brendshme, në mënyrë që të arrihet stabiliteti ekonomik.

“Kosova ka popullatë të re dhe Qeveria është e angazhuar, me mbështetje edhe të vendeve mike, që t’iu sigurojë atyre perspektivë”, theksoi Haradinaj, duke shtuar se vullneti i popullit të Kosovës është që të ketë marrëdhënie të ngushta me Gjermaninë dhe ato të intensifikohen në vazhdimësi.


“Dëshmia më e mirë për këtë është Parku Inovativ-Trajnues në Prizren”, vlerësoi ai.

Haradinaj e falënderoi Klaus Jurgen Hedrich, për angazhimin e tyre në Kosovë që të ndihmojnë përmes granteve bizneset e vogla dhe komunat, derisa kërkoi që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Nga ana e tij, përfaqësuesi i organizatës “ Hilfe – Help”, Klaus Jurgen Hedrich, theksoi se Gjermania, përmes organizatave të ndryshme do të vazhdojë të mbështesë edhe me tej Kosovën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori