LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Me votimin e rezolutës Kuvendi merr primatin në dialog

Haradinaj: Me votimin e rezolutës Kuvendi merr primatin në dialog

Në prag të mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme për miratimin e rezolutës së PSD-së për dialogun me Serbinë, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se ka dakordim mes grupeve parlamentare, mirëpo, siç thotë ai, duhet të pritur se a do të mundet koalicioni qeverisës të kryej gjatë ditës së sotme këtë votim.

Sipas tij, duhet të vepruar sa më shpejtë, pasi Serbia po krijon avantazhe, duke e shfrytëzuar vendimet e Kosovës për t’u arsyetuar se ne nuk po investojmë në dialog.

“Mirë është të veprojmë, jo të presim pa kufij. Serbia po krijon avantazhe në raport me ne. Serbia e paraqet pozitën tonë si të pa interesuar. E shfrytëzon vendimet tona si atë të ushtrisë dhe taksës për me thënë se Kosova nuk po investon për dialogun, por vetëm për t’u larguar nga dialogu… ekziston mundësia në të ardhmen që me pas përkrahjen e LDK-së dhe VV-së”, ka thënë i pari i qeveris Haradinaj.


Haradinaj foli dhe për rolin e presidentit Thaçi, ku tha, se, detyrat e tij, në dialog janë kushtetuese, mirëpo, tashmë me votimin e kësaj rezolute parlamenti  ka primatin.

Ndërsa, për refuzimin me qenë pjesëmarrës në këtë seancë partitë opozitare, Haradinaj theksoi se dialogu ka me qenë më transparent, sipas tij, do të informojnë gjitha partitë tjera për proceset që do të ndodhin.

“Funksionet e presidentit janë kushtetuese, ato nuk ndryshojnë megjithatë parlamenti mandaton një delegacion që është zhvillim i mirë…. duhet të ketë marrëveshje për të gjitha, psh ne nuk kemi marrëveshje të bërë gati për tregti të lirë, për atë arsye tani e kemi vendosur taksën, kur të largohet taksa në ditën e njohjes duhet të nënshkruajmë një marrëveshje për tregti të lirë”, ka thënë ai.

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ tregon numrin e zarfeve të anuluara me fletëvotime nga diaspora

KQZ tregon numrin e zarfeve të anuluara me fletëvotime nga diaspora

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
​Fletëvotimi me ngjitës, nxit debat mes vëzhguesve të PDK-së e VV-së në “1 Tetori”

​Fletëvotimi me ngjitës, nxit debat mes vëzhguesve të PDK-së e VV-së në “1 Tetori”

Lajme
Deputeti i PD-së bën gafë gjatë fjalimit në Kuvend:

Deputeti i PD-së bën gafë gjatë fjalimit në Kuvend: "Vritet Lulzim Basha"

Lajme
OVL e UÇK-së: Nuk bashkëpunojmë me Qeverinë për festimin e 17-vjetorit të Pavarësisë dhe manifestimin e Epopesë

OVL e UÇK-së: Nuk bashkëpunojmë me Qeverinë për festimin e 17-vjetorit të Pavarësisë dhe manifestimin e Epopesë

Lajme
Kalo në kategori