LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj thotë se liberalizmi është çështje javësh

Haradinaj thotë se liberalizmi është çështje javësh

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se Kosova brenda pak javëve do ta marrë lajmin për liberalizimin e vizave.

Mirëpo, sipas tij, pas këtij lajmi do të jenë edhe disa muaj deri në hyrjen e lajmit në fuqi.

“Besoj se është interesim i të gjithë neve që kjo të ndodhë sa më shpejt. Jam aktiv në këtë temë. Plot aspekte të kësaj teme nganjëherë duken se janë dramatizuar dhe përkeqësuar, por unë mbajë shpresë se nuk  do të shkojë në pakufi”, tha ai.


Kryemistrit i është përkujtuar se kishte premtuar që në 90-ditëshin e parë të qeverisjes së tij, Kosova do të merrte liberalizimin e vizave, por kjo nuk ndodhi.

“Nuk ka ardhur me 90 ditëshin dhe ju keni të drejtë, por nuk besoj se do të shkojë shumë gjatë dhe në pakufi kjo situatë. Mendoj se do ta marrim lajmin e merituar në një afat të caktuar kohor, nuk po them ditë sepse nuk po di sa ditë, por pres që të ndodhë. Mendoj se lajmi për liberalizim është çështje javësh, pastaj hyrja në fuqi e lajmit i ka 2-3 muaj diferencë, pro nuk besoj se do të shkoj në pakufi”.

“Kam edhe një vizitë në Bruksel më 18 të këtij muaji. Nuk më është premtuar asgjë, por ju keni parë qëndrimet e mia në Parlament, por edhe qëndrimet e mia në publik se Kosova duhet me e marrë më në fund atë që i takon ose nuk ka pse të marrë pjesë në tavolina ku nuk respektohet dhe ku nuk i jepet ajo që i takon”, tha kryeministri.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Lajme
Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën

Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën

Lajme
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Lajme
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt

Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt

Lajme
Kalo në kategori