LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj thërret mbledhjen e Këshillit të sigurisë kombëtare

Haradinaj thërret mbledhjen e Këshillit të sigurisë kombëtare

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në bazë të kompetencave Kushtetuese dhe ligjore, ka thirrur sot për në ora 18:00 mbledhjen e rregullt të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të diskutojë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend.

Ndryshe, Kryetari i Iniciativës Qytetare “Serbia, Demokracia, Drejtësia” (SDP) Oliver Ivanoviq është sulmuar sot me armë zjarri para zyrës së tij në veri të Mitrovicës, ndërsa si pasojë ka ndërruar jetë në spitalin rajonal në veri të Mitrovicës.


Vdes Ivanoviq, nuk i përballoi plagëve
Lexo po ashtu Vdes Ivanoviq, nuk i përballoi plagëve

Policia njoftoi se në vendin ku është sulmuar Oliver Ivanoviq kanë gjetur prova materiale të cilat do të përdoren në procedurën e mëtejme hetimore.

Në njoftim thuhet se njësitë policore kanë dalë në vendngjarje ndërsa këqyrja e vendit të ngjarjes është në vazhdim e sipër.

“Në vendngjarje janë gjetur prova materiale të cilat do të përdoren në procedurën e mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjithashtu, rreth orës 09:15min, në rrugën “Vojvode Putnika” në veri të Mitrovicës është lokalizuar një veturë private e markës “Opel Astra”, pa targa të regjistrimit, të cilës paraprakisht i ishte vënë zjarri, ndërsa Policia dyshon se mund të jetë e lidhur me rastin e vrasjes. /Telegrafi/