LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Shqetësuese numri i aksidenteve me fatalitet

Haradinaj: Shqetësuese numri i aksidenteve me fatalitet

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se është shqetësuese numri i aksidenteve me fatalitet që po ndodhin këto ditë në Kosovë.

Haradinaj u ka shprehur ngushëllime familjarëve të personave të cilët humbën jetën sot në një aksident të rëndë në Gllarevë.

Aksident i rëndë në Gllarevë, humbin jetën dy persona
Lexo po ashtu Aksident i rëndë në Gllarevë, humbin jetën dy persona

“Shqetësues fakti i aksidenteve me fatalitet që po ndodhin në Kosovë. Familjarëve të dy të aksidentuarve që humbën jetën, sot, në Gllarevë të Klinës, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta.


Ju bëj thirrje të gjithëve për kujdes të shtuar gjatë vozitjes dhe respektim të rregullave të komunikacionit, kurse nga policia e vendit respektim të ligjeve”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/