LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Roli i ShBA-së është i pazëvendësueshëm në Kosovë

Haradinaj: Roli i ShBA-së është i pazëvendësueshëm në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, në kuadër të Forumit të Dubrovnikut, ka zhvilluar takim me Matthew Palmer, Zëvendës-Ndihmës Sekretar i Shtetit të ShBA-së, me të cilin bisedoi për progresin e gjithanshëm në Kosovë, për zhvillimin ekonomik, për fuqizimin e sundimit të ligjit, si dhe për afirmimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

Sipas një njoftimi, kryeministri Haradinaj falënderoi Zëvendës-Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Palmer, për rolin dhe përkrahjen e pazëvendësueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të gjitha proceset e rëndësishme për Kosovën.

“Kosova është me fat që në etapat më të rëndësishme të saj ishte ndihmuar dhe mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkrahje kjo e cila po vazhdon edhe në ditët e sotme në të gjitha fushat. Si institucione të Kosovës jemi të përkushtuara të thellojmë bashkëpunimin me SHBA-të”, tha kryeministri Haradinaj, duke falënderuar shtetin amerikan për përkrahjen në përmbushjen e agjendës evropiane.


Po sipas njoftimit, Matthew Palmer, vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e mëtutjeshme të SHBA-së për avancimin e agjendës integruese dhe zhvillimore të Kosovës.

“Roli i ShBA-së, sipas kryeministrit Haradinaj vazhdon të mbetet i pazëvendësueshëm në proceset që po kalon shteti i Kosovës”.

“Kryeministri Haradinaj e ka njoftuar Zëvendës-Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Palmer për progresin e Kosovës në fuqizimin e sundimit të ligjit, sigurisë dhe progresin ekonomik si çështje kryesore në përafrimin e Kosovës me familjen euroatlantike”, bëhet e ditur në njoftim.

“Roli i ShBA-së, si aleate strategjike e vendit tonë, është i domosdoshëm në proceset aktuale, në konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës, si dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, veçanërisht ato të sigurisë”, ka thënë kryeministri Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori