Kryeministri Ramush Haradinaj, thotë se liberalizimi i vizave për Kosovën ka ndodhur me Ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi.
Në intervistën për emisionin Argument Plus, Haradinaj parashikoi se vendimin final për liberalizim vizash do të merret më së largu pas 9 muajsh.
Haradinaj, tha se për t’u arritur ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi është gjetur një mes politik mes disa partive.
“Këtu është një respekt, si me thënë është gjetur një mes politik mes PDK-së, mes meje, mes partnerëve tjerë, mes Nismës, mes secilit për ta gjetur një dalje nga kjo gjendje, për t’i ruajtur të drejtat në territor, por edhe për ta zhbllokuar popullin e Kosovës”, tha Haradinaj.
Haradinaj pranoi se ishte në presion të madh emocional teksa ka parë qindra qytetarë të Kosovës që presin me orë të tëra para ambasadave për t’i pajisur me viza. Për këtë kryeministri tha se nuk duhet territori, ndërsa njerëzit me shku dëm.
“T’ju them sinqertë këtu, unë kam qenë nën presion shumë të madh emocional, qysh me i pa njerëzit në turmë para ambasadave. Unë po e dua tokën, por edhe njerëzit duhet me i dashtë. Se nuk mundesh veç territorin e njerëzit po të shkojnë dëm, pra duhet me i dashtë të dyja”, shtoi ai.
Kryeministri e cilëson si një zgjidhje reale marrëveshjen e arritur për demarkacion, pasi sipas tij tani është mundësia të rikthehet Çakorri e Kulla
“Për fat të mirë mendoj që kjo është një zgjidhje reale që na ruan të drejtën në tokë, nuk është se e kemi nxjerr tokën, përndryshe kufiri ka ra para kësaj dite ku është sot, por mundësitë për me rikthye në Çakorr e Kullë i kemi ruajt me këtë ratifikim edhe në majat e larta. Duhet me i qenë shumë falënderues Malit të Zi për këtë mirëkuptim. Nëse besojmë që jemi në të drejtën tonë, kemi argumente dhe Mali i Zi po ka vullnet me i shqyrtua argumentet tona, nuk e kuptoj pse duhet me shpall të dështuar të drejtën në territor”, përfundoi Haradinaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?