Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se Qeveria mund të bie, por jo për shkak se ka marrë një vendim prej të cilit siç tha ai “është hidhëruar Lista Serbe”.
Pas mbledhjes së kabinetit qeveritar Haradinaj u ka thënë gazetarëve se nuk sheh ndonjë mundësi për zgjedhje të jashtëzakonshme, meqë siç tha ai, ka çështje të rëndësishme në të cilat po punohet, siç janë anëtarësimi në Interpol dhe liberalizimi i vizave.
E për këtë të fundit, kryeministri i Kosovës tha se procesi është politizuar dhe dramatizuar kohët e fundit kur edhe është afruar vendimmarrja.
Haradinaj tha se nuk është në agjendë tema për rrëzimin e Qeverisë dhe shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Ai edhe një herë ka përsëritur se ideja e korrigjimit të kufijve është e vdekur.
“Qeveria mund të bie, por nuk e shoh Qeverinë që bjen për shkak se ka marrë një vendim të caktuar dhe është hidhëruar në këtë rast Lista Serbe, edhe për faktin se ne i kemi respektuar Listën Serbe dhe ata janë pjesë e Kosovës, dhe ky është një kontest mes Kosovës dhe Serbisë dhe jo mes Kosovës dhe Listës Serbe, nuk ka kuptim me u përzi temat. Por nuk shohim shqetësim për me shku në zgjedhje… Kjo mund të shfrytëzohet pastaj si formë e presionit, kjo me territore, me kufij, që ne të kënaqemi pastaj me një ‘Zajednicë’ bukur të madhe. Dihet çka vjen pastaj, kur kalon kjo vala e kësaj idesë me kufij, me territore, me toka. Atëherë do të jetë në pushtet të brendshëm, edhe për atë Kushtetuta na obligon, për një pushtet të tretë nuk lejon, por lejon me u kriju një asociacion kushtetues sic e kemi një, ka vdekur ajo ide, e kam thënë disa herë”, tha Haradinaj, raporton KP.
Haradinaj tha se stabiliteti dhe ruajtja e të arriturave është interes i të gjithëve, edhe bashkësisë ndërkombëtare, që siç tha Haradinaj disa prej tyre e kanë thënë hapur se janë kundër ideve të tilla, për ndryshim, shkëmbim e korrigjim të kufijve.
E presidenti që është ai i cili e ka prezantuar idenë e korrigjimit të kufijve që Haradinaj po e quan të vdekur, nuk e ka takuar shefin e ekzekutivit pas takimeve që i ka zhvilluar në Bruksel dhe Paris.
U raportua vetëm për takime me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin dhe zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj.
Por, Haradinaj tha se nuk ndjehet i anashkaluar për këtë.
“Nuk e di a ka çka me bisedu, nëse ka diçka të re që është me rëndësi do të ishte mirë të bisedojmë, nëse nuk ka nuk shoh ndonjë mungesë të shkëmbimit të informatave. Kam pas bisedë me zëvendëskryeministrin Pacolli dje, si është kthy prej Parisit, jam taku me Veselin, Limajn, të gjitha çka i kam pas me interes”, tha ai.
Kryeministri njoftoi se këtë javë do të udhëtojë për në Vjenë ku pret të takohet me kancelarin austriak Sebastian Kurz, të cilit, kryeministri tha se do t’i flasë prapë për liberalizimin e vizave dhe mundësinë që Kosova të futet në rend dite.
“Do të jem në Vjenë në fund të kësaj jave, do ta kem mundësinë edhe njëherë të bisedoj me kancelarin Kurz, sepse në agjendë na shtin Austria sepse është kryesuese e BE-së, por do të vazhdojmë që të gjithë, ministrja është në punë, kryeparlamentari në punë, secili, presidenti, ministri i jashtëm, të gjithë jemi në punë me hy në rend dite, është dramatizuar. Ka edhe emocione ka edhe tensione, është politizuar sepse është temë e tillë, por kur vjen kah vendimi dramatizohen gjërat. Nuk dua të dal më optimist se që duhet, por besoj që kemi mundësi reale me hy në rend dite, nëse hyjmë në rend dite nuk mund të ketë votë negative sepse e dimë që e kemi votën për liberalizim”, tha Haradinaj.
Kabineti qeveritar ka ndarë mjete financiare prej 100 mijë euro për zyrën e presidentit, kërkesë kjo e Presidencës.
Gjithashtu, u vendos që rritet shuma prej 250 në 400 euro për organizimin e ceremonisë së riavarrimit të personave të zhdukur, kërkesë kjo e Komisionit qeveritar për Persona të Zhdukur.
Ramush Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë foli edhe për statusin e zjarrfikësve , ku tha se ata do të jenë forcë për përkrahje dhe siguri të qytetarëve në rast të emergjencave./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Arrestohet edhe personi i dytë i dyshuar për vrasjen në Skenderaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/polic-380x233.jpg)
Arrestohet edhe personi i dytë i dyshuar për vrasjen në Skenderaj
![Misajllovski në Bruksel u takua me grupin e kontaktit për Ukrainën, fokusi në mbështetjen për Kievin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-223210-380x233.png)
Misajllovski në Bruksel u takua me grupin e kontaktit për Ukrainën, fokusi në mbështetjen për Kievin
![Incident në një deponi të jashtëligjshme në Shuto Orizare, inspektorati dhe kryetari i Komunës denoncojnë rastin në MPB](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/mpb-maqedoni-380x233.jpg)
Incident në një deponi të jashtëligjshme në Shuto Orizare, inspektorati dhe kryetari i Komunës denoncojnë rastin në MPB
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/aksident-me-fa-780x439.jpg)
Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi
![Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/QNR-zgjedhjet-lokale-2021-foto-Ridvan-Slivova-21-780x439-1.jpg)
Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike
![“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/erion-veliaj-780x439.jpg)
“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend
![Hoxha: Presioni ndërkombëtar do të jetë për koalicionin LVV–PDK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/uuiop-780x439.jpg)
Hoxha: Presioni ndërkombëtar do të jetë për koalicionin LVV–PDK
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re