LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj priti në takim të përbashkët priftin dhe hoxhën

Haradinaj priti në takim të përbashkët priftin dhe hoxhën

Kryeministri i  Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim përfaqësuesit fetarë nga Lugina e Leshanit, hoxhën Ramiz Bricorin – Imam në xhaminë e Leshanit dhe priftin e Kishës së Gllaviqicës,  Don Bardhec Zymin, me të cilët bisedoi për çështjet e komuniteteve fetare në lokalitet e tyre.

Në takim, të dy përfaqësuesit fetarë e uruan kryeministrin për zgjedhjen e tij në krye të Qeverisë, duke theksuar se në lokalitetet ku ata shërbejnë harmonia fetare është në nivel të shkëlqyeshëm.

Ata kërkuan nga kryeministri Haradinaj mbështetje për ndërtimin e një qendre kulturore në Jabllanicë të Leshanit, e cila do të jetë në shërbim të të gjithë të rinjve të kësaj ane.


Kryeministri Haradinaj tha me këtë rast se Qeveria do të jetë në shërbim të të gjitha komuniteteve fetare në Kosovë, përmes përkrahjes së gjithanshme dhe shprehu admirimin e tij për harmoninë ndërmjet feve në Lug të Leshanit, si shembull i shkëlqyer për tërë Kosovën.

“Faleminderit që jeni bashkë këtu. Kjo është shtëpia Juaj – këto janë vlerat tona”, tha kryeministri Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj

E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj

Drejtësi
Palestinezët në Shqipëri? Rama e mohon sërish: E gjitha sajesë, zë që vjen nga këneta

Palestinezët në Shqipëri? Rama e mohon sërish: E gjitha sajesë, zë që vjen nga këneta

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Lajme
Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, deri të hënën do të dihen masat e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut

Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, deri të hënën do të dihen masat e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut

Ekonomi
Kalo në kategori