“Është detyrë e jona t’i aftësojmë fëmijët tanë dhe statusin e punëtorëve të viteve të ’90-ta e kemi obligim në mos tjetër e kemi obligim moral”. Ky ishte mesazhi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në Kongresin e 7-të Zgjedhor të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) në të cilin kongres, i pari i Qeverisë premtoi që kjo çështje do të zgjidhet së shpejti.
Haradinaj tha se për ta kuptuar një popull sa mirë i ka punët duhet vizituar shkollat.
“Nga shkolla e kupton se kush është ai popull dhe në çfarë parametrash vepron’, tha kryeministri, duke e vlerësuar rëndësinë e zhvillimit të procesit arsimor në vitet ’90-ta, dhe shtoi se dëshmia më e mirë se jemi një popull vërtetë i suksesshëm është fakti se kemi mbajt shkolla në vitet e ’90-ta në kushtet ku askush tjetër s’do të mundte.
Me këtë rast kryeministri Haradinaj falënderoi të gjithë ata që kanë arritur ta mbajnë arsimin në ato vite, në ato vite të presionit e të mohimit të gjithanshëm. “Faleminderit të gjithëve, mësues, profesor, faleminderit atyre që i kanë lëshuar shkollat, faleminderit çdokujt që ka ndihmuar që arsimi të mbahet gjallë në atë kohë. Edhe sot duhet ta dëshmojmë se jemi po ata që kemi mbajt gjallë arsimin në kohëra të vështira”, tha Haradinaj dhe shtoi se të gjithë duhet ta ndjejmë peshën e përgjegjësisë dhe detyrë e jona është t’i aftësojmë fëmijët tanë, transmeton Telegrafi.
Duke folur për statusin e punëtorëve të viteve të ’90-ta, kryeministri tha se e kanë obligim në mos tjetër e kanë obligim moral dhe do ta zbatojnë.
Ai tha se partneritetin dhe dialogun që e kanë do ta bëjnë të sinqertë, jo rezultat i kushtëzimeve, dhe presioneve, po rezultat i ndjenjës dhe interesit, që atë nder, atë krenari, atë vlerë e cila është unike në botë, zhvillimi i mësimit në vitet ’90-ta, të shpërblehet në vazhdimësi.
Ndërsa kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj falenderoi të pranishmit për punën e bërë dhe i luti ata që të punojnë më shumë e të flasin më pak.
Ai ka thënë se janë të përkushtuar që arsimin ta zhvillojnë në dy fronte dhe se këtë gjë ata ia kanë borxh atdheut.
“SBASHK-u qysh nga fillimi i saj, para 26 viteve, është angazhuar me tërë mundësitë në dy fronte. Në njërën anë realizimin dhe mbrojtjen e kërkesave të punëtorëve të arsimit të Kosovës, e në anën tjetër duke dhënë kontribut të lartë në ngritjen e vazhdueshme të cilësisë”, ka thënë Jasharaj.
Avni Ajdini, kryetar i BSKPK-së lavdëroi punën e sindikalistëve para dhe gjatë luftës.
Ai tha se puna e të gjithëve duhet të vlerësohet.
Të pranishëm në këtë Kongres janë edhe përfaqësuesit e sindikatave nga Shqipëria, Holanda, Sllovenia, Kroacia, Bullgaria, Mali i Zi dhe Bosnjë Hercegovina. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Taravari: Nëse Kosovës i merret një copë tokë mund të jetë shkak i fillimit të një konflikti të madh

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Sot pritet të nisë numërimi i votave nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe