LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj përkujton heroin Shehu në 21 vjetorin e rënies

Haradinaj përkujton heroin Shehu në 21 vjetorin e rënies

Kryeministri në largim Ramush Haradinaj ka përkujtuar heroin Sadedin Shehu në 21 vjetorin e rënies.

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj e kujton Shehun si një ushtar shembullor në shërbim të atdheut.

“Në 21-vjetorin e rënies kujtojmë me përulje Heroin e Kosovës, Sadedin Shehun. I rritur në frymën e atdhedashurisë, ai u ngrit në ushtar shembullor për t’i shërbyer me nder Atdheut. Lavdi e përjetshme Sadedinit dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tij të rënë për lirinë e Kosovës!”, ka shkruar në Facebook, Haradinaj. /Telegrafi/