LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj përkujton familjen Hasanaj nga Savrova e Suharekës

Haradinaj përkujton familjen Hasanaj nga Savrova e Suharekës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot 20-vjetorin e ekzekutimit të familjes Hasanaj nga Savrova e Suharekës, 28 dëshmorët e martirët që ky fshat dha në luftën çlirimtare.

“Ne nuk do të ndalemi asnjëherë së kërkuari drejtësi për të gjithë ata që u amshuan për liri. Populli i Kosovës frymon në nderim të të rënëve!”, shkruan kreu i qeverisë së vendit në një status në Facebook.