LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj përkujton Betejën e Llapashticës

Haradinaj përkujton Betejën e Llapashticës

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka përkujtuar sot Betejën e Llapashticës.

Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se ishin katër ditë luftime me armikun e pabarabartë, por faqebardhë e fitimtarë.

Në 4 ditë luftime me armikun e pabarabartë, por faqebardhë e fitimtarë. Trimat e Llapit, nisën një kapitull të ri të Luftës Çlirimtare. Në 21 vjetorin e Betejës së Llapashticës, përulemi pranë sakrificës së Dëshmorëve: Isë Havolli, Ismet Dërguti, Lulëzim Jashari, Skënder Zejnullahu, Miftar Zejnullahu, Bajram Murati, Avni Selmani, Fatmir Selmani, Remzi Demolli e Jetullah Kastrati”, shkruan Haradinaj. /Telegrafi/