Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili është thirrur për t’u marrë në pyetje nga prokuroria e krimeve të luftës në Hagë, tha të martën se do të kandidojë sërish për të marrë detyrën e kryeministrit, nëse nuk është i akuzuar.
“Nëse nuk kam aktakuzë unë do të kandidoj (në zgjedhje)”, tha Haradinaj për Reuters.
Haradinaj, i cili mori detyrën në vitin 2017, fitoi mbështetje popullore pas vënies së taksës 100 për qind për mallrat e prodhuara në Serbi dhe duke e kushtëzuar heqjen e tij me njohjen e Kosovës nga Beogradi.
“Unë do të garoj me programin tim të njohur, konsolidimin e Kosovës … por edhe konsolidimin në aspektin ndërkombëtar, që do të thotë arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë”, tha ai, përcjell rtv21.tv.
Haradinaj, një ish-komandant gueril, gjithmonë ka mohuar çdo keqbërje dhe ka thënë se është i gatshëm të përballet me akuza, shkruan Reuters. Kjo është hera e dytë që Haradinaj ka dhënë dorëheqjen si kryeministër.
Në vitin 2005, ai u padit nga Gjykata e Kombeve të Bashkuara për Krime Lufte për ish-Jugosllavinë. Ai u gjykua dhe u lirua dy herë nga ajo gjykatë. Organizatat e veteranëve të Kosovës thonë se më shumë se 50 guerilë të ish UÇK-së janë marrë në pyetje si dëshmitarë apo të dyshuar në mizoritë kundër serbëve gjatë konfliktit të viteve 1998-99.
Askush nuk është paditur deri më sot. UÇK-ja u ngrit kundër Slobodan Millosheviqit. Me ndihmën ajrore të NATO-s, ndaloi vrasjen dhe dëbimin e civilëve shqiptarë të Kosovës gjatë një fushate brutale kundër-kryengritëse, shkruan tutje Reuters Kosova, me një shumicë shqiptare prej 90 përqind, shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008. Ajo është njohur nga mbi 110 shtete, por jo nga pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian, Serbia apo Rusia.
Dorëheqja e Haradinajt do të shkaktojë vonesa të mëtejshme në bisedimet e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë. Ato janë ngrirë që nga nëntori 2018, kur Kosova prezantoi tarifat 100 për qind të produkteve serbe.
Marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë mbeten të tensionuara, por BE u ka thënë të dy vendeve se nuk do të lejohen të hyjnë në bllok vetëm nëse normalizojnë marrëdhëniet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania