LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj për “New Atlanticist”: Shkëmbimi i territoreve, ide e rrezikshme e Thaçit, minimizon aspiratat e Kosovës për NATO dhe BE

Haradinaj për “New Atlanticist”: Shkëmbimi i territoreve, ide e rrezikshme e Thaçit, minimizon aspiratat e Kosovës për NATO dhe BE

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për ‘New Atlanticist’ ka deklaruar se plani i presidentit, Hashim Thaçi për shkëmbimin e territoreve është një ide e rrezikshme që minimizon aspiratat e Kosovës për antarësim në NATO dhe Bashkim Evropian.

“ Formula e shkëmbimit të territoreve apo lëvizjes së kufijve nuk është një biletë për në BE por vetëm vonesë për antarësim aty”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai gjithashtu është shprehur se nuk beson se Rusia do të ndërhyjë në këtë çështje.


“New Atlanticist” shkruan se presidenti serb, Alekander Vuçiq dhe ai kosovar Hashim Thaçi janë duke bërë një plan që do të zvogëlojë tensionet etnike dhe do të kontribuojë në stabilitetin në Ballkan.

Haradinaj ka thënë se dështimi i një marrëveshjeje për lëvizje të kufijve do të mundësonte një zgjidhje racionale.

“ Sapo ky debat për lëvizjen e kufijve ose korrigjimin siç e quajnë atë ndalon, atëherë mundemi të ulemi në tryezë për një zgjidhje racionale mes nesh”, ka shtuar ai, trasmeton Klan Kosova.

Kryeministri kosovar gjithashtu ka thënë se ai preferon të jetojë në paqe dhe jo të kthente tragjeditë e së kaluarës, një gjë e cila sipas tij do të ndodhte me një marrëveshje sipas idesë së Thaçit.

Haradinaj ka deklaruar se edhe pse është kundër idesë së shkëmbimit, ai mbështetë përkushtimin e Kosovës në dialog dhe përpjekjet e Thaçit për të arritur një zgjidhje të mundshme.

Ai gjithashtu ka shtuar se frikësohet që ndryshimi i kufijve do të bëntë që nacionalistët në Evropë të bënin gjithashtu një kërkesë të tillë.

“Hapja e kësaj çështje do të hapte të kaluarën”, ka deklaruar Haradinaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Kalo në kategori