LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj për ‘ndarjen e Kosovës’: Loja me kufijtë është e rrezikshme

Haradinaj për ‘ndarjen e Kosovës’: Loja me kufijtë është e rrezikshme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë në gjuhën serbe për Deutche Welle ka komentuar deklaratat e disa politikanëve nga Serbia për ndarjen e Kosovës.

Ai ka thënë se loja me kufijtë në Ballkan është tejet e rrezikshme, dhe nuk është diçka e mençur që duhet folur.

“Loja me kufijtë është e rrezikshme në Ballkan, kushdo që është duke luajtur me to. Unë nuk besoj se këto janë histori serioze. Pasojat e tragjedive janë të mëdha, dhe nuk është e mençur të flasim tani për këtë. Është shumë e rrezikshme”, deklaroi shefi i qeverisë kosovare, transmeton lajmi.net


Haradinaj deklaroi se dialogu duhet të përmbyllet me njohjen e Kosovës nga Serbia.

“Populli i Kosovës pret që Serbia në fund të dialogut me Beogradin ata ta njohin pavarësinë”, shtoi ai.

Lidhur me Asociacionin, Haradinaj deklaroi se kjo do të mund të bëhet vetëm sipas Kushtetutës.

“Ne kemi qenë të gatshëm ta bëjmë këtë në bazë të Kushtetutës së Kosovës. Marrëveshja në Bruksel nuk e ka respektuar Kushtetutën, dhe nuk është në këtë frymë. Formimi i kësaj bashkësie është e mundur vetëm në bazë të Kushtetutës, dhe nuk është organ ekzekutiv”, deklaroi kryeministri i Kosovës.

Haradinaj foli edhe për Ushtrinë. Ai theksoi se “nesër ky emër mund t’i ndërrohet FSK-së, dhe të bëhen Forca të Armatosura të Kosovës”.

Kryeministri u pyet nëse frikësohet nga urdhër-arrestet ndërkombëtare.

“Unë gjithmonë udhëtoj lirisht. Unë kam kontribuar për lirinë e vendit, dhe ndihem i lirë. Nëse dikush mendon ndryshe nuk më intereson, sepse unë e di kush jam”, ishte përgjigja e tij.

Krejt në fund, lideri i AAK-së gjithashtu u pa optimist se demarkacioni me Malin e Zi do të zgjidhet, dhe në fund Kosova do ta marrë liberalizimin e vizave.

“Unë flas me qytetarët e Kosovës çdo ditë. Punoj për ta 16 orë në ditë”, përfundoi kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj

E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj

Drejtësi
Palestinezët në Shqipëri? Rama e mohon sërish: E gjitha sajesë, zë që vjen nga këneta

Palestinezët në Shqipëri? Rama e mohon sërish: E gjitha sajesë, zë që vjen nga këneta

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Lajme
Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, deri të hënën do të dihen masat e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut

Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, deri të hënën do të dihen masat e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut

Ekonomi
Kalo në kategori