LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Nuk ka përgatitje serioze për GJND

Haradinaj: Nuk ka përgatitje serioze për GJND

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritikuar institucionet e vendit se nuk janë serioze në përgatitjet për të argumentuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte një akt i ligjshëm.

“Në fillim kemi pasur një punë intensive, së fundmi marrim vesh pak çka po ndodhë. Jemi të shqetësuar për përgatitjet për këtë ngjarje me rëndësi në kuadër të ligjit ndërkombëtar për Kosovën. Mendojmë se Kosova nuk është serioze në përgatitjet rreth kësaj teme. Nuk hetohet serioziteti i duhur për një temë si kjo. Ne mendojmë se vendimi ka qenë i ligjshëm, por besojmë po ashtu se nuk po përgatitemi si duhet ta dëshmojmë këtë”, ka thënë Haradinaj.

Kreu i AAK-së po ashtu ka shfaqur bindjen se numri i njohjeve do të rritet në saje të lobimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Ne jemi të kënaqur me vendet që na kanë njohur dhe është fat i mirë që i kemi miqtë amerikanë, Washingtonin përndryshe do të ishim shumë keq. Besoj që kanë me ndodhë njohje në të ardhmën, por jo falë këtyre që po dalin në gazetat tona ditore por falë Washingtonit”, është shprehur Haradinaj. /BBC/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësia Speciale me aksion në ndërmarrjen 'Pallati i Rinisë' në Prishtinë

Njësia Speciale me aksion në ndërmarrjen 'Pallati i Rinisë' në Prishtinë

Lajme
Kanosi kolegët për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion, zyrtari policor arrestohet dhe suspendohet nga detyra

Kanosi kolegët për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion, zyrtari policor arrestohet dhe suspendohet nga detyra

Kronika e Zezë
“S’ka not, por takime me jetën e egër” - ambasadori gjerman ngjitet në Majën e Kobilicës, ndan një moment të veçantë me një hardhucë

“S’ka not, por takime me jetën e egër” - ambasadori gjerman ngjitet në Majën e Kobilicës, ndan një moment të veçantë me një hardhucë

Lajme
Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve

Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Kalo në kategori