LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj nuk jep datë për formimin e Ushtrisë

Haradinaj nuk jep datë për formimin e Ushtrisë

Kryeministri Ramush Haradinaj po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku gjatë takimit me udhëheqësit e Gardës Kombëtare të Iowa-s foli për bashkëpunim të dy vendeve dhe Kosovën e quajti me fat që ka partner të tillë.

Haradinaj refuzoi të japë një afat se kur do të ndodh transformimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës, të cilin po e presin tash e disa vjet qytetarët e Kosovës.

“Tani nuk po foli në detaje. Por sa më shpejt që ta kemi të kryer atë pjesë do të mundemi me ju kthy punës që me e aftësu Forcën tonë. Kuptohet se është fat i madh që kemi partnerë si Gardën kombëtare te Iowa-s edhe ushtrinë e Amerikës”, tha Haradinaj, transmeton RTK.


Kryeministri Haradinaj në një takim në Konsullatën e Republikës së Kosovës në shtetin Iowa u takua me miqtë e Gardës Kombëtare, përfaqësues të institucioneve publike, të botës akademike, si dhe bashkatdhetarë.

Me këtë rast Haradinaj tha se “Shteti i Iowas na ka mbështetur në vazhdimësi në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe në profesionalizimin e saj”. /Telegrafi/