Ramush Haradinaj nuk e hedh poshtë mundësinë e një koalicioni me PDK-në, por, siç thotë ai, me kusht që Kadri Veseli do t’i bindë se nuk është për vazhdim të kësaj logjike qeverisëse.
Sipas tij, partia më e madhe në vend është përgjegjëse për kapjen e shtetit, për shkallën e lartë të korrupsionit, rritjen e kriminalitetit të brendshëm dhe rritjen e ekstremizmit fetar
Ramush Haradinaj thotë se ende është e mundur partneriteti me partitë opozitare, por, siç thotë ai, nuk është i gatshëm t’ia dorëzojë vizionin e AAK-së një subjekti tjetër politik, duke aluduar në Lëvizjen “Vetëvendosje”.
Sipas tij, Aleanca është parti e qendrës së djathtë dhe duke u bazuar në këtë e ka zhvilluar një vizion të veten se si e sheh Kosovën në planin e brendshëm dhe të jashtëm.
“Këto janë vizionet tona, të cilat nuk hezitojmë t’i ofrojmë për partneritet, por të njëjtat nuk pranojmë t’i dorëzojmë te një partner politik. Pra, ky është dallimi ynë”, shprehet Haradinaj gjatë një interviste për gazetën “Zëri”.
Gjatë kësaj interviste ai është shprehur i sigurt se zgjedhjet e parakohshme në vend do të mbahen para vjeshtës së këtij viti. Ndërsa për mundësinë e një koalicioni me PDK-në Haradinaj ka thënë për “Zërin” se një gjë e tillë do të ishte vazhdim i logjikës së deritanishme të qeverisjes.
Megjithatë, sipas tij, nëse PDK-ja në krye me Kadri Veselin arrin t’i bindë se angazhimi i tyre nuk është vazhdim i gjendjes aktuale, atëherë, siç thotë ai, çdo gjë është e mundur. /Zëri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare