Gjendja në Kosovë është shumë e vështirë dhe e vetmja zgjidhje për të dalë në situatë janë zgjedhjet e parakohshme.
Kështu mendon lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, i cili në një intervistë për KosovaPress është i bindur se zgjedhjet do të ndodhin shumë shpejt ndonëse nuk thotë ndonjë datë të caktuar.
Në këtë intervistë ish-komandanti i UÇK-së për zonën e Dukagjinit ka folur edhe për çështjen e Demarkacionit, Gjykatën Speciale, çështjen e veteranëve të luftës, murin në Mitrovicë, por edhe për ftesën që i është bërë për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgjedhur të Amerikës, Donald Trump.
Në SHBA lideri i AAK-së tha se është i ftuar në mënyrë personale dhe se e ka ndërmend të shkojë posa të kryhen procedurat e vizës.
Haradinaj vitin që shkoi e ka quajtur vit të vështirë për vendin ndërkohë që të gjitha këto ngecje që ai i përmend ia faturon Qeverisë të tanishme PDK-LDK por fajtor kryesor e bën ish-kryeministrin dhe presidentin aktual Hashim Thaçin.
Haradinaj shpalos edhe strategjinë dhjetë vjeçare qeverisëse, por paraprakisht thotë se duhet të mbahen zgjedhjet ku sipas tij AAK së bashku me partnerët do t’i fitojnë ato zgjedhje.
Ndërsa thotë se asnjëherë nuk do të bëjnë koalicion me partitë në pushtet pasi që sipas tij ata nuk janë të interesuar që të vazhdojë kjo gjendje por të ndryshojnë e që sipas tij atë e kanë shkaktuar PDK dhe LDK.
“Jo nuk mendojmë me to koalicione. PDK është shkaktare e gjendjes në vend e nëse i kthehemi krejt vlerësimit të gjendjes PDK është në përgjegjësi gjatë dhe përgjegjësia bie mbi të, mbi udhëheqësit e saj, mbi bartësit e përgjegjësive. Por, edhe LDK është kontribuuese e madhe e përkeqësimit të gjendjes dhe kuptohet që për ne krejt veprimet tona politike është me ndryshu gjendjen e jo me vazhdu në gjendje të tillë”, tha Haradinaj.
Përveç me Nismën dhe AKR-në, Haradinaj e ka në plan që t’i bëjë ofertë edhe Lëvizjes për Bashkim pasi që siç tha ai bazohen në të kaluarën e tyre.
“Aleanca aktualisht 15 përqind. Bashkë me Nismën shkojmë mbi 20 përqind. Kemi menduar se në një rast partneriteti me AKR-në do të ishim pretendent serioz me i fitu zgjedhjet me dal fitues i zgjedhjeve. Por ne prapë nuk mundemi t’i fitojmë zgjedhjet vet e prapë duhet me i ftu partitë shqipare se nuk guxojmë me rreziku Qeverinë vetëm me një qeveri të pakicës ta quajmë ashtu. Dhe jemi në këtë projeksion dhe nëse ndodh do të ishte një lajm i mirë për Kosovën. ….T’iu them të drejtën kemi një qëndrim më ndryshe për LB-në e respektojmë nga e kaluara atdhetare. Kolegët tonë qoftë Valoni qoftë Klinakët, Fadil Fazliun, etj i njohim nga e kaluara.. kështu që kemi respekt për ta. Nuk është e çuditshme për ndonjë partneritet me ta edhe pse ende nuk kemi vu ndonjë kontakt’, tha i pari i AAK-së.
Por edhe pse një kohë ishin bashkë në një bllok opozitar Haradinaj mendon se nuk e kanë në plan një partneritet me Vetëvendosjen. Arsyeja sipas tij është se me këtë Lëvizje janë ndarë rrugët vitin e kaluar kur ishin bashkë për të kundërshtuar gabimet që ka bërë Qeveria dhe sipas tij ato janë arritur.
Haradinaj tha se nuk do ta pranojnë asnjëherë shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi në këtë mënyrë siç është ndërsa vendimin për themelimin e një komisioni për matje të territorit e ka quajtur improvizim dhe se fajin për mos liberalizim të vizave siç tha Haradinaj e ka Qeveria.
“Gjendja në rend dhe ligj janë serioze dhe janë vlerësuar edhe në Raport të Progresit pastaj gabimet që kanë ndodhë edhe me rastin e demarkacionit me një marrëveshje të gabuar e nuk po korrigjohen me kohë me siguri e kanë bërë vonesën por përgjegjëse e vetme është Qeveria e vendit. Ne nuk jemi kundër Demarkacionit, ne kemi dëshirë që të përfundojë kjo marrëveshje por jo në versionin aktual që është i gabuar dhe ne kërkojmë korrigjimin. Nëse ndodhë korrigjimi dhe kthehet kufiri në pikat e veta në Qafë të Qakorrit, në Qafë të Kullës dhe nëpër majat e larta ne me gëzim e mirëpresim Demarkacionin ashtu siç bëmë edhe me ligjin për Trepçën. Ne kemi kundërshtuar një ligj të gabuar që e dobësonte dhe e tjetërsonte Trepçën dhe me gëzim e kemi votuar ligjin e fundit për Trepçën sepse ishte ne rregull. Nës e kryeministri, Qeveria dhe presidenti angazhohen që me i realizu korrigjimet me ra dakord me palën malazeze e neve na e sjellin në parlament ta votojmë marrëveshjen e drejtë për kufirin atëherë e votojmë”, tha Haradinaj.
Kreu i AAK-së ka shpalosur edhe platformën qeverisëse 2017-2027, të cilën Kosova deri më tani nuk e ka pasur. /KosovaPress/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Lezhës, autoritetet e konsiderojnë të vonuar
Haradinaj premton ulje 20 për qind të çmimit të energjisë: Do t’i japim fund monopolit të mafisë energjetike
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Moti për pesë ditët e ardhshme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë: Paga e ushtarakëve rritet me 23%
“Vetëm po na shan”, Haradinaj nga Juniku kërkon llogari nga Kurti
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos