LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Një pjesë e njerëzve tanë nuk kanë ditur të mbajnë vijën kombëtare

Haradinaj: Një pjesë e njerëzve tanë nuk kanë ditur të mbajnë vijën kombëtare

Një javë pas deklarimit i pafajshëm nga Gjykata e Hagës ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë një interviste në emisionin Top-Story të televizionit Top-Channel ka deklaruar se, në dërgimin e tij në Hagë kanë ndikuar edhe politikanë të tjerë rivalë në Prishtinë.

Haradinaj gjatë rrëfimit të tij ka pohuar se ka pasur takime edhe me Millosheviqin në burgun e Hagës. “E kam parë Millosheviqin në vitin 2005 në burgun e Hagës. Në një bisedë të parë Millosheviqi me pyeti ‘si po shkojnë gjërat në Kosovë?’ unë i thashë se evropianët po na ndihmojnë të bëjmë një shtet si te vetin. Ai u mërzit”, ka pohuar Haradinaj.

Ish-kryeministri ka lëshuar akuza të rënda ndaj qeverisë së Thaçit sidomos për Mitrovicën dhe theksoi domosdoshmërinë e hartimit të një plani operacional duke u bazuar në mekanizmin ndërkombëtar.

I pyetur nëse kjo është qeveria e duhur që i duhet Kosovës, lideri i AAK-së tha se: “Për sa ka ndodhur deri tani, jo”. /TCH/Telegrafi/