Kosova feston me 17 Shkurt 10 vjetorin e pavarësisë. Një intervistë me Kryeministrin Ramush Haradinaj për të arriturat dhe sfidat për vendin e tij nga Thomas Roser
Tagesspiegel: Zoti Haradinaj, a janë përmbushur pritjet tuaja të pavarësisë në dhjetë vite?
Haradinaj: Lindja e një kombi nuk është proces i lehtë. Kosova ka mësuar një mori leksionesh. Ne duhet ta përmirësojmë punën qeverisëse, shtetin e së drejtës, ekonominë. Ne jemi aty ku jemi. Mirëpo ne nuk dorëzohemi dhe duhet t’u dalim në ballë problemeve. Sepse ky është vendi ynë dhe një vend tjetër për të jetuar nuk e kemi.
Tagesspiegel: A e kuptoni dëshpërimin e qytetarëve të vendit tuaj?
Haradinaj: Është e vërtetë që në Kosovë ka shumë gjëra me të cilat njeriu nuk mund të jetë i lumtur. Kosova nuk është vepër e kryer krejtësisht. Institucionet qeveritare duhet që në luftën kundër korrupsionit ta fitojnë besimin e qytetarëve. Duhet të sjellim më shumë investitorë në vend, duhet t’i përmirësojmë resurset tona dhe ta shfrytëzojmë më mirë potencialin tonë.
Tagesspiegel: Kush është ose kush janë shkaqet se Kosova nuk është zhvilluar deri tashti ashtu siç para dhjetë vitesh është shpresuar.
Haradinaj: Gjithsesi që ka të arritura. Kosova është njohur, financat e shtetit janë forcuar. Kështu sivjet kemi aprovuar një buxhet prej 2 miliard Eurosh. Mirëpo në sfidat tona fatkeqësisht ende nuk kemi bërë sa duhet. Dhe për fat të keq edhe energjia e vrulli i BE-së dhe SHBA-ve janë ndalur paksa. Edhe fakti që pesë vende anëtare të BE-së ende nuk e njohin Kosovën dhe nuk kemi një marrëveshje me Serbinë nuk po na e bëjnë jetën më të lehtë.
Tagesspiegel: Për herë të parë fuqitë mbrojtëse të Kosovës kanë kritikuar ashpër dhe haptazi për shkak të iniciativës për shfuqizimin e Gjykatës së Posaçme për krimet e luftës së UÇK-së. A janë marrëdhëniet me partnerët perëndimorë në krizë?
Haradinaj: Ne ndjejmë përkrahjen e SHBA dhe të BE e cila për neve është shumë e rëndësishme. Ne kërkojmë para së gjithash nga BE për ndihmë, që ta gjejmë një rrugë e cila sidomos pesë vendet e BE-së të cilat s’e kanë njohur Kosovën- të mos na bllokojnë dhe ta njohin shtetin. Me këtë edhe Serbia do të lehtësohej dhe do të normalizonte marrëdhëniet me Kosovën.
Tagesspiegel: Mirëpo si i sqaroni reaksionet irrituese për iniciativën suaj?
Haradinaj: Iniciativa ka qenë një shprehje e jetës demokratike të parlamentit tonë. Mendimet e deputetëve nuk janë gjithmonë shprehje e obligimeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare. Mirëpo iniciativa nuk pati sukses, pra nuk do të ketë një epilog. Njëkohësisht kritika për Gjykatën Speciale ndahet nga shumë juristë.
Tagesspiegel: Opozita beson që ju dhe Presidenti Thaçi qëndroni prapa kësaj iniciative në mënyrë që të pengoni aktakuzat e mundshme ndaj jush. Cila është pozita juaj për këtë Gjykatë?
Haradinaj: Kur është miratuar Gjykata në vitin 2015 Partia ime ka votuar kundër. Partia e ka parë si një Gjykatë selektive e cila merret vetëm me shqiptarët e Kosovës. Pokështu ka qenë kundër që Gjykata të veprojë jashtë territorit të vendit tim. Pozita ime si Kryeministër është që i respektoj vendimet e Parlamentit.
Tagesspiegel: Ju pra niseni nga ajo që Gjykata do të nisë me punën siç është planifikuar?
Haradinaj: Nuk do të ketë ndryshime. Iniciativa nuk do të mund ta bllokonte punën e Gjykatës pasi që dy të tretat e nevojshme janë absolutisht joreale. Tash kjo Gjykatë ekziston, ka kritika- mirëpo kjo është normale për çdo shoqëri.
Tagesspiegel: Megjithatë mediat e vendit tuaj kanë kolportuar me mosmarrjen e vizës për juve për SHBA dhe Britani të madhe duke e ndërlidhur me disonancat me partnerët kryesorë.
Haradinaj: Natyrisht që nuk mundem të flas për vendimet e qeverive tjera për personin tim. Mirëpo unë nuk e kam aspak këtë përshtypje. Viza për Britaninë e Madhe për ngjarjen e Londrës e proceduar nga zyra ime tashmë ka ardhur.
Tagesspiegel: Edhe gruzianët dhe ukrainasit për udhëtime në BE nuk kanë nevojë për viza, kosovarëve ende nuk ju është bërë e mundur kjo. Pse keni kaq shumë vështirësi të përmbushni kriterin e BE-së dhe ta aprovoni marrëveshjen kufitare me Malin e Zi?
Haradinaj: Shumë ekspertë besojnë që në atë marrëveshje është bërë një gabim dhe Kosova humbet territor. Pasi që në Parlament duhen dy të tretat e nevojshme për aprovim, jam duke kërkuar rrugë për të gjetur bindjen që ky territor është i sigurtë. E shoh si fatkeqësi që BE-ja e ka ndërlidhur liberalizimin e vizave me këtë çështje. Sepse në vend që për politikë një shoqëri po sanksionohet për shkak të një marrëveshjeje kufitare. Ky nuk është një trajtim i mirë për një komb që ka kaq shumë ndjenja proeuropiane.
Tagesspiegel: Dialogu i përkrahur nga BE-ja me Serbinë tash disa vite ka ngecur. A prisni së shpejti një përparim?
Haradinaj: Për Kosovën por njësoj edhe për Serbinë. Një Traktat i Paqes është shumë i rëndësishëm.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/hashim-thaci-1-e1733596313178-780x439.jpg)
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital
![Ende mister shkaqet e zjarrit që përfshiu ish-objektin e “Kino ABC” në Prishtinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zjarri-ne-prishtine-780x439.jpg)
Ende mister shkaqet e zjarrit që përfshiu ish-objektin e “Kino ABC” në Prishtinë
![BE-ja përsëri i kërkon Serbisë t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-27-780x439.jpg)
BE-ja përsëri i kërkon Serbisë t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë
![Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-termal-780x439.jpg)
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Osmani: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën ka qenë dhe mbetet vendimtare](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vjosa-osmani-e1738947181781-780x439.jpg)
Osmani: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën ka qenë dhe mbetet vendimtare
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër