Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu dje dhe sot e ka vizituar Kosovën, ku gjatë një konference për media me homologun e tij kosovar, ka kërkuar nga institucionet kosovare që t’ua dorëzojë gylenistët, të cilët i ka quajtur terroristë, dhe njëherësh u ka bërë thirrje kosovarëve që të mos i dërgojnë fëmijët në shkollat e Fetullah Gylenit.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është pyetur nga KP se si do të veprojë kundrejt kësaj kërkese të shtetit turk, mirëpo ai tha se një gjë e tillë nuk është përmendur në takimin e tyre. Megjithatë theksoi se në rast se Turqia i kërkon një gjë të tillë, do të veprojnë konfrom Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
“Është mirë që ta vlerësojmë këtë që po them, për shembull na s’kemi pas bisedë, tash unë me fol hipotetikisht mundem, po s’parashihet ashtu, në rast se kemi kërkesa, ne e zbatojmë Kushtetutën, ligjet e Kosovës, kemi respekt për Republikën e Turqisë, dihet kjo. Unë përgjigjen e kam po ashtu konkrete, nuk kemi pas kërkesë të tillë. Në rast së kërkohet, atëherë flasim, kur të na kërkojnë, flasim. Po sot nuk e kam pas një kërkesë të tillë, sot nuk ka qenë pjesë e diskutimit”, ka thënë Haradinaj.
Ndërsa sa i përket takimit që ka pasur sot me ministrin e Jashtëm turk, Haradinaj tha se ishte takim pune lidhur me bashkëpunimin mes dy vendeve, e njëherësh konfirmoi se Kosova ka votën e Turqisë për në Interpol.
“Ka qenë një bisedë shumë e frytshme, pra për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Turqisë, bashkëpunimin e gjithanshëm në siguri, në politikë, në ekonomi edhe në planin e jashtëm. E kam kërkuar ndihmën për Kosovën në Interpol dhe disa procese të tjera ndërkombëtare të rëndësishme, e kemi marrë premtimin se Republika e Turqisë do ta përkrahë Kosovën me votë në Interpol edhe me përkrahje pikërisht për këtë temë”, ka thënë Haradinaj.
Ndërkaq, këtë vit gjashtë shtetas turq u deportuan nga Kosova në Turqi me bashkëpunim të të dy vendeve. Në mesin e tyre, ishin pesë mësues dhe një mjek. Pas këtij rasti, ishte shkarkuar ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj dhe drejtori i AKI-së, Driton Gashi. Sipas njohësve të ligjit, ky veprim u quajt shkelje e Kushtetutës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje