LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj në Dragash, pjesë e festës në Ditën e Goranëve (Video)

Haradinaj në Dragash, pjesë e festës në Ditën e Goranëve (Video)

Republika e Kosovës ka Kushtetutën e saj më të avancuar dhe më moderne, e cila qartë përcakton të drejtat e secilit komunitet që jeton në Kosovë, edhe të Komunitetit Goran. Si Kryeministër i vendit, përtej asaj që është shkruar, jam angazhuar që Qeveria që drejtoj të jetë e përfaqësuar nga secili komunitet, që ata të jenë të ngarkuar me detyra, për të realizuar kërkesat dhe përmirësuar jetën e secilit qytetarë, kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj në shënimin e Ditës së Goranëve në Brod te Dragashit. 

Kryeministri Haradinaj tha se simbolika e kësaj feste është e ngjashme me plotë rajone të tjera të vendit, pra është e njëjta traditë.

“Kemi biseduar për mënyrën e jetesës për temat se çka mund të bëjë qeveria nacionale. Kjo është iniciativë e deputetit të nderuar Adem Hoxha, që është deputet goran në parlamentin e Kosovës dhe kam ardhur këtu me propozimin e deputetit që të informohem për gjendjen dhe proceset këtu” tha Kryeministri Haradinaj.


I pari i Qeverise para banorëve të Brodit e Dragashit tha se krijimi i një komune të re, asaj të Gorës nuk është humbje për shqiptarët kudo që janë as në Opojë, as në Prizren apo diku, “përkundrazi u mundëson këtyre njerëzve të jetojnë dhe t’i kenë mundësitë për jetë dhe jam përkrahës i një komune në Gorë që jeta të zhvillohet në mënyrën më të mirë të mundshme”, theksoi Kryeministri Haradinaj.

Ndërkaq deputeti nga radhët e komunitetit goran Adem Hoxha e falënderoi Kryeministrin për përkrahjen e vazhdueshme, derisa shpjegoi para të pranishmëve mënyrën e festimit të kësaj dite.

Dita e Goranëve është festë që simbolizonin bashkimin, harmoninë dhe mirëqenien. Në këtë manifestim u tha se kjo festë është edhe dëshmi e përpjekjeve të përbashkëta, për ta ndërtuar shtetin e Kosovës.

Gjatë vizitës në Brod ta Dragashit Kryeministri Haradinaj bashkëbisedoi me qytetarë të shumtë të kësaj ane. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori