LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj në 247 vjetorin e themelimit të ushtrisë amerikane: Krenar që ushtria jonë qëndron përkrah tyre në shumë misione të paqes

Haradinaj në 247 vjetorin e themelimit të ushtrisë amerikane: Krenar që ushtria jonë qëndron përkrah tyre në shumë misione të paqes

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkruar se ushtria e SHBA-ve, mbron lirinë, demokracinë, paqen dhe sigurinë botërore.

Në 247 vjetorin e themelimit të saj, Haradinaj ka shkruar se falënderojmë ushtrinë amerikane për ndihmën që i dhanë Kosovës dhe popullit të saj në momentet vendimtare historike dhe për mbështetjen që vazhdojnë të ofrojnë për një Kosovë e rajon më stabil e më të sigurt.

Postimi i plotë:

Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mbron lirinë, demokracinë, paqen dhe sigurinë botërore. Sot në 247-vjetorin e themelimit të saj, kujtojmë sakrificën, trimërinë dhe përkushtimin e burrave dhe grave që shërbyen e shërbejnë në këtë ushtri dhe që janë bërë frymëzim për ushtritë dhe demokracitë në botë.


Në këtë ditë historike, urojmë popullin, Ushtrinë dhe institucionet amerikane, me falënderim dhe mirënjohje të thellë për ndihmën që i dhanë Kosovës dhe popullit të saj në momentet vendimtare historike dhe për mbështetjen që vazhdojnë të ofrojnë për një Kosovë e rajon më stabil e më të sigurt.

Krenar që Ushtria jonë qëndron përkrah tyre në shumë misione të paqes, me shpresën që të bashkëpunojmë edhe më ngushtë në Aleancën Veriatlantike NATO.

Urime ditëlindja! /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Policia në kërkim të dy shtetasve nga Shqipëria, dyshohen për vjedhje të rëndë

Policia në kërkim të dy shtetasve nga Shqipëria, dyshohen për vjedhje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Albin Kurti premton investime të mëdha për rajonin e Gjilanit dhe Kosovën

Albin Kurti premton investime të mëdha për rajonin e Gjilanit dhe Kosovën

Lajme
Kalo në kategori