LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Mos ardhja e opozitës në Kuvend, hap i gabuar

Haradinaj: Mos ardhja e opozitës në Kuvend, hap i gabuar

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mos pjesëmarrjen e opozitës në seancën e sotme të Kuvendit e ka quajtur të gabuar, ndërsa sa i përket asaj se a ka hequr dorë nga votimi i rezolutës së opozitës, ka thënë se tashmë e kanë të vështirë të vlerësojnë se si do të veprojnë.

Ai këto komente i bëri pas takimit që kishte me delegatin apostolik për Kosovën, Mosinjor Juliusz Janusz.

Ndërkohë që opozita nuk ishte pjesë e debatit për votimin e delegacionit qeveritar që do të jetë pjesë e dialogut me Serbinë, kryeministri Haradinaj e ka quajtur të gabuar, pasi roli i partive opozitare do të ishte i rëndësishme në debatin mbi dialogun me Serbinë me ndërmjetësimin e BE-së në Bruksel.


Ndërsa sa i përket asaj se a ka hequr dorë fare nga votimi i rezolutës së opozitës, Haradinaj ka thënë se tashmë e kane të vështirë të vlerësojnë se si do të veprojnë, transmeton KP.

“E kemi vështirë të vlerësojmë si do të veprojmë. Ishte gabim mosardhja e opozitës në seancë paraprake. Votimi i një delegacioni të qeverisë ku ishte i paraparë edhe roli i opozitës do ta hapte një dialog pastaj që edhe pozita ta ketë mendimin e vet për rezolutën. Mos ardhja në seancë na ka vendosur në një pozitë të pafavorshme”, ka thënë ai.

Për më tepër, kreu i Qeverisë së Kosovës ka bërë të ditur se nuk është propozuar platformë lidhur me bisedimet me palën serbe për një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve, por vetëm një delegacion.

“Ju kujtohet, kohë më përpara Kuvendit i kam propozuar platformën, por atëherë nuk kishte mirëkuptim. Tash i kam propozuar delegacionin. Të shohim tash a do të ketë mirëkuptim. Kur më herët i kemi propozuar Kuvendit platformë ka për qëllim për të ndihmuar Kosovën në procesin e dialogut”, u shpreh Haradinaj

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori