LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Misioni i Mbretërisë sonë na bën më të zot

Haradinaj: Misioni i Mbretërisë sonë na bën më të zot

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ka pritur në takim Princin Leka II. Ky i fundit tha se gjithmonë do të jenë në shërbim të Kosovës.

Haradinaj tha se misioni i Mbretërisë sonë na bënë më të zot për vete edhe në trojet tona.

“Është kënaqësi kur takohen shqiptarët ndër veti. Për mua ka qenë kënaqësi e nderë me njoftu lartmadhërinë e tij mbretin Leka të shqiptarëve, me pas një afërsi dhe komunikim vërtetë prej vllaznish. Sot këtë traditë e vazhdojmë me Mbretin Leka II. Është nderë që e kemi në Kosovë, jemi vëllezër shqiptarë kudo që jemi dhe Mbretëria Shqiptare. Misioni i Mbretërisë sonë na bënë më të zot për vete edhe në trojet tona, por edhe në përfaqësimin tonë”, theksoi Haradinaj, raporton Kosovapress.


Për takimin me Princin Leka, Haradinaj ka shkurar edhe në lloagrinë e tij në Facebook.

“Kënaqësi e veçantë ta takosh, Naltësinë e Tij Mbretërore Leka II, Princ i Shqiptarëve, në këtë periudhë kohore me rëndësi për gjithë shqiptarët në Ballkan”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

“Orientimi dhe përkushtimi ynë i fuqishëm drejt integrimit të plotë në familjen euro-atlantike është garancë në ndërtimin dhe sigurimin e të ardhmës së sigurt për të gjithë shqiptarët, zhvillimin tonë, marrëdhënieve fqinjësore, bashkëpunimit dhe paqes afatgjate në Ballkan”, ka shkruar Haradinaj.

Kurse, Princi Leka gjatë takimit tha se ndjehet shumë mirë që Haradinaj ka kaluar trazirat dhe problemet që ka pasur me Francën.

“Gjithmonë ndjehem shumë mirë në Kosovë dhe dihet që familja mbretërore gjithmonë ka pas afër Kosovën, gjithmonë do të jemi në shërbim të Kosovës dhe gjithë popullit shqiptar. Më vjen shumë mirë që keni kaluar ato trazira dhe probleme që keni pas në Francë, jeni kthy popullit të Kosovës” , tha ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Drejtësi
Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Lajme
Rreziku nga objektet e vjetra: Kush është përgjegjës për parandalim dhe reagim?

Rreziku nga objektet e vjetra: Kush është përgjegjës për parandalim dhe reagim?

Lajme
Asnjëri kandidat për kryeministër nuk e ka nënshkruar letrën e zotimit për çështjet e personave me aftësi të kufizuara

Asnjëri kandidat për kryeministër nuk e ka nënshkruar letrën e zotimit për çështjet e personave me aftësi të kufizuara

Lajme
MKRS ushtron kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për projektin “Ishulli Urban”: Cenon 2.5 milionë euro buxhetin e shtetit

MKRS ushtron kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për projektin “Ishulli Urban”: Cenon 2.5 milionë euro buxhetin e shtetit

Drejtësi
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kalo në kategori