LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Me VV-në kemi dallime në metodologji, por jo në qëllim (Video)

Haradinaj: Me VV-në kemi dallime në metodologji, por jo në qëllim (Video)

Megjithëse anuluan protestën në momentet e fundit dhe nuk kursyen deklaratat në kundërshtim të formave të veprimeve të caktuara të njëri-tjetrit, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se nuk ka përçarje mes partive opozitare.

Haradinaj në një intervistë për KosovaPress thotë se ekzistojnë dallime mes partive opozitare sa i përket formës së kundërshtimit, por opozita mbetet e bashkuar në temat për të cilat kanë rënë dakord dhe vazhdojnë fuqishëm t’i kundërshtojnë.

Haradinaj thotë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është kundër konfliktit me organet e rendit, si formë e zgjidhjes së problemeve.


“Për ne, për AAK-në, nuk mendojmë se e ndihmojmë më shumë Kosovën, kur kemi gjuajt gaz, pastaj dhe mos t’i pranojmë urdhrat nga organet e rendit… Në pikëpamje se si duhet të ndodh kundërshtimi, si duhet të ndodh janë kryesisht të njëjta me disa dallime. Aleanca ka marrë pjesë në kundërshtimin në Kuvend me të gjitha format e veta, që nga filikaqa, vezët, hedhja e gazit. Në alean cë ka një vendim, që unë mos ta bëjë një gjë të tillë, që mos me gjuajt gaz. Ka pasur një vendim të kryesisë, kanë kërkuar se ka pasur kërkesë prej kolegëve tjerë edhe ata që kanë gjuajt gaz nga Aleanca, asnjëri nga ata nuk ka pasur nevojë, që një mënyrë me forcë, as me u heq nga parlamenti, as me dërguar në Gjykatë. Por ne kemi kooperuar direkt me rendin dhe ligjin. Ndryshe, thënë ne e kemi menduar gjendjen kështu. Kundërshtim politik po, por jo kundërshtim ligjor. Pra, me organet e rendit dhe ligjit nuk hyjmë në konflikt. Ky është dallimi, dhe vërtetë është ky dallim. Ju e dini nuk ka ndodh që asnjë deputet i Aleancës me marrë përkrahesh nga salla apo diku tjetër. Secili kur iu kanë drejtuar, i kanë thënë a mundesh me ardh me ne se e kemi këtë urdhër të këtillë, të gjithë iu kanë përgjigj ftesës ose kërkesës së organeve të rendit, kjo është e vërtetë. Ne nuk kemi pranuar me u shtrengu aty për ulëse, që me ardh me të heq me zor, me u shkrry ka të nxjerrin. Këtë nuk e kemi bërë”, tha Haradinaj.

Ndërsa, duke i komentuar deklaratat e Glauk Konjufces se Haradinaj ka qenë i mllefosur kur ka pohuar se ai nuk shkrryhet në Kuvend siVisar Ymeri, thotë se nuk është çështje e mllefit, megjithëse pohon se në Kosovë të gjithë kanë mllef, në një mënyrë apo një tjetër, pasi që njerëzit kanë menduar se ndryshimi do të vie më shpejtë. Ai thotë se me VV kanë dallim substancial, vetëm në metodologji, por jo në qëllim dhe kundërshtim.

“Një pjesë e njerëzve kanë shpresuar se ndryshimi vjen më shpejtë, por po shihet se ndryshimi nuk është i lehtë. Por ne jemi të qëndrueshëm për ndryshim. Pra, nuk është çështje e mllefit, është çështje e reciprociteti të veprimeve, apo deklarimev e nga kushdo qoftë, në funksion të një projekti më madhor, siç është ndryshimi në vend. Unë kur kam fol me u shkrry ose mos me u shkrry, unë kam dhënë shpjegime në pyetjen e gazetarit, për deklarimet e dikujt nga VV, që ka thënë se do të ishte mirë, që Haradinaj me gjuajt gaz edhe kështu. Unë kam dhënë shpjegimet çka mendojmë në mirë. Ne e mendojmë me kundërshtuar me të gjitha format e kundërshtimit, por nuk e mendojmë si domosdoshmëri, që kryetari i partisë me bë këtë, pra, është vendim i yni i Aleancës. Aleanca ka vendos jo unë, kanë vendos deputet tjerë me vetëdije, ai vendim është edhe i imi. Kur ka gjuajt kushdo i Aleancës kam gjuajt edhe unë, por fizikisht se kam bërë, edhe ne nuk e kemi paraparë, atë që me u kap për diku që me të heq. Është një dallim substancial vetëm në metodologji, jo në qëllim. Në qëllim dhe në kundërshtim jemi bashkë”, tha Haradinaj.

Haradinaj nuk preferon të flas r reth asaj, se cili nga partnerët opozitarë kërkoi anulimin e protestës. Megjithëse thotë se AAK ishte që protesta të mbahej.

“Ashtu në detaje unë s’po zbres më shumë, por kam kërkuar që të mbahet protesta. Aleanca ka kërkuar që të mbahet protesta, dhe për hire të një uniteti të ndërsjellë, kemi rënë dakord për ta shty protestën, për një afat të pacaktuar kohor, një javor apo dhjetë ditë, aq sa mund të jetë koha”, ka thënë ai.

Haradinaj mohon që protesta është anuluar nga frika e një pjesëmarrje të vogël të qytetarëve. Ndërsa përmend festen e Pashkëve, si një nder arsyet e anulimit të protestës.

“Janë disa arsye dhe të natyrave tjera. Ne e ke mi ditur se janë Pashkët, se dikush tha a e kanë ditur këta se janë pashkët, e kemi ditur, por ne nuk e kemi ditur se do të ndodhin shpërthime në Bruksel, do të ndodhin probleme tjera. Jo që e kemi ndi ne një kërcënim por kemi menduar që është më e drejtë që Kosovën me lënë jashtë hartës së lajmeve nëpër mediat botërore, që janë në prag të pashkëve, me ndonjë lajm që mund të mos ishte i mirë, kemi evituar t’i përziejmë këto gjëra. Ne i kemi përzier pavarësinë e Kosovës, por pavarësia e Kosovës, ështëdatë vetëm e Kosovës. E kemi përzier dhe ditën e flamurit ose 28 nëntorin, por është datë vetëm e shqiptarëve, Pashkët janë më shumë, janë të krejt botës. Dhe kemi vlerësuar që temat tona të brendshme s’po i ndërlidhim me një datë të tillë, se është fetare shpirtërore dhe kemi vlerësuar që të mos mbahet. Ka dhe argumente tjera, iu thash se ka plot argumente, ka paqartësi, ka dallime. Por jo se jemi frikësuar për numër. Iu them të drejtën ne në aleancë, kemi besuar që ka pasur mjaftueshëm përkrahje të qytetarëve për protestë”, theksoi Haradinaj.

Megjithëse është përfolur për largimin e Donika Kadajt- Bujupi nga partia e tij, si pasojë e pakënaqësisë së trajtimit që i është bërë së fundi në parti, Haradinaj thotë se nuk e di arsyen e largimit të saj nga AAK, pasi që për një gjë të tillë, nuk ishte njoftuar ai personalisht nga Kadaj-Bujupi.

“Të them të drejtën nuk e di pse është larguar, nuk kam marrë ndonjë njoftim, çfarëdo natyre qoftë. Asnjë sms, se lere më ndonjë letër, apo shpjegim të saj, kam dëgjuar një arsyetim në media, nuk dua të lëshohem në komente. Ne shprehim keqardhje që ka shkuar ashtu, mirëpo i kemi uruar sukses në rrugën e saj politike, ose në përcaktimin e saj. Është vendim i saj, përcaktim i saj, i urojmë sukses”, tha ai.

Ai ka mohoi mundësinë që AAK t’i bashkohet koalicionit qeverisës, duke shtuar se AAK nuk do të jetë në asnjë mënyrë pjesë e çfarëdo pazari me regjimin Mustafa-Thaçi. I vetmi opsion për Haradinajn, mbetet shkuarja në zgjedhje.

“Aleanca është në rritje të madhe në Kosovë, në rritje të përkrahjes, në rritje të besimit, njëfarë qëndrueshmërie, njëfarë serioziteti ynë, njëfarë pastërtie në angazhim, është hetuar tek plot njerëz në Kosovë, dhe ata po na shohin ne si një epiqendër e një procesi që quhet ndryshim. Ne nuk jemi në asnjë variant për çfarëdo pazari me regjimin Mustafa –Thaçi, ne presim vetëm shpalljen e zgjedhjeve, që mandatin me ia kthy qytetarit, ashtu si vendos qytetar i. Pastaj, me zbatu atë rezultat por në asnjë variant para zgjedhjeve, Aleanca nuk është pjesë e pazareve me këtë regjim”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori