Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se lufta me Serbinë është mbyllur me ndërprerjen e luftimeve, por përmbyllja e luftës është vetëm atëherë kur të dy palët e njohin njëra tjetrën.
Kreu i Qeverisë ka deklaruar se njohja e Kosovës dhe Serbisë do të ndodhë dhe kjo është në interes të vendit dhe se nuk duhet të frikësohemi për t’u ulur në tavolinë dhe për të përmbyllur njohjen.
Këto komente Haradinaj i bëri gjatë Kuvendit të punës së Aleancës së të rinjve të Kosovës, ku ndër të tjera ka thënë se këtë vit Kosova do të ketë liberalizimin e vizave, ushtrinë, si dhe do të anëtarësohet në Interpol.
“Ne pa u njohur me Serbinë e kemi të vështirë me i përmbyll proceset tona, për shkak se me Serbinë është hapur një luftë. Ajo luftë është mbyllur me ndërprerjen e luftimeve në 99-tën, sot shënohet ajo ditë, pikërisht sot. Sot është përvjetori i ndërprerjes së luftimeve, por përmbyllja e luftës është atëherë kur të dy palët në luftë njohin njëra-tjetrën. Ato palë që kanë luftuar, sikurse e ka njohur Serbia-Kroacinë, Bosnjën, kjo do të ndodhë edhe në mes Kosovës dhe Serbisë, është interes i yni dhe kësaj nuk duhet t’i frikësohemi. Me u ulë në tavolinë si Kosovë, me përmbyllë njohjen”, tha ai.
Që kjo njohje të ndodhë, Haradinaj tha se duhet të japim diçka nga ajo që nuk kthehet e që duhet të kalohet mbi dhimbjen për më të dashurit që janë vrarë në luftë.
“Çka duhet të japim na që të ndodhë njohja, fatkeqësisht e them duhet të japim nga ajo që nuk kthehet, nga ajo që nuk kompensohet, nga ajo që nuk krahasohet me kurrgjë tjetër, duhet të kalojmë mbi dhimbjen tonë për më të dashurit që si kemi, që na janë vrarë në luftë. Bëhet fjalë për plot civil të pambrojtur, për Krushën, për Mejën, për Studimen, e për plot vende të tjera në Kosovë që i kemi. Pse e thash këtë se duhet ta japim, pra ne duhet të njihemi, duhet të pajtohemi me ata që po njihemi si dy shtete me punuar, kjo është edhe një lloj falje, por nuk është falje ligjore. Se kur pajtohen dy njerëz ia japin dorën njëri-tjetrit, dy shtete, dy popuj është një moment i ndjeshëm edhe nuk ka se si Kosova, s’ka se si Hashim Thaçi në këtë rast të mos mendoj në njerëzit e Studimes në Vushtrri kur e ka vëllain e gruas së vet. Nuk ka se si Ramushi pa mëndu në Meje, në Krushën e krejt ato që i dimë. Nuk ka se si Kadria pa i mendua krejt ato masakra që kanë ndodhur, e Isa, e Albini, kurrkush përfaqëson vendin tonë nuk ka kah me shkua pa e ditë që mbi këtë pajtim ose për këtë pajtim ne duhet ta kalojmë këtë dhimbje”, tha ai.
Këtë sakrificë, sipas Haradinajt, bashkësia ndërkombëtare duhet ta ketë guximin jo vetëm ta pranojë, por edhe ta përkrahë një paqe në mes shqiptarëve dhe serbëve pa pazare të ndyta.
“Bashkësia ndërkombëtare duhet ta ketë guximin që jo vetëm t’ia pranoj këtë Kosovës si kontributin më të madh që e bënë për paqen në Ballkan, por ta përkrahë një paqe mes shqiptarëve edhe serbëve pa pazare të ndyta më. Pa thënë çka i jep më Kosova, nuk e dimë çka ka më të madhe se me kalua mbi dhimbjen tonë. Ato që është dashur me i dhanë për komunitetet i kemi dhënë janë në Kushtetutën tonë, nuk ka tjetër diçka. Pajtimi është i zorshëm me e dhënë, unë jam për t’u pajtuar me Serbinë në emër të njohjes jam me ecë përpara. Është interes i brezave dhe është rruga jonë përpara, duhet me bë këtë, nuk duhet me u frikësua, por, nuk jam për zgjidhje të keqe, më mirë pa të, sado që është shkruar me qëndrua pa një zgjidhje finale rrimë, po jo zgjidhje të keqe se nuk mundemi me kthye mbrapa gjitha atë sakrificë”, tha ai.
Kreu i Qeverisë ka folur edhe për liberalizimin e vizave, ku tha se liberalizimi i vizave është punë që po mbërrin.
Ndërkohë që është shprehur i bindur se vendi në nëntor do të anëtarësohet në Interpol.
“Kem nevojë me u ndje të lirë e kjo është me lëviz lirshëm, liberalizimi i vizave është punë që po mbërrin në ato momentet kritike të vetat, jemi në punë do ta arrijmë. Skeptikëve, kushdo qofshin këtu apo jashtë i themi ia kush janë ata që përfitojnë nga lëvizja e lirë, të rinjtë e të reja, të bukur, të pashëm, të mençur, krenarë me vetveten, me identitetin e vet. Kosova do të ecë deri në finalen e vet, finale është anëtarësimi në OKB, njohja me Serbinë dhe përmbyllja e proceseve të pavarësimit tonë në planin ndërkombëtar. Por, para se të mbërrijmë atje, në ndërkohë në proces e sipër do të bëhemi anëtar të Interpolit. Krimi është rrezik për të gjithë, krimi nacional, krimi transnacional është edhe më i keq, ndër shtetëror. Anëtarësimi i Kosovës në Interpol është me u mbrojt nga krimi transnacional dhe mos me eksportua krim nacional. Nëse dikush e bllokon Kosovën mos me u bë anëtare e Interpolit është duke e ndihmuar krimin. Në këtë nëntor pritet anëtarësimi jonë në Interpol dhe do të jemi bashkë me të gjithë partnerët”, tha ai.
Kosova këtë vit sipas Haradinajt do të ketë edhe ushtrinë e saj.
“Këtë vit do të jemi me ushtrinë tonë, me ushtrinë e Kosovës. Ka shkuar kohë, por kjo kohë nuk është e humbur se gjatë kësaj kohe Forca jonë e Sigurisë ka mbërri me fitua besimin e të gjithëve edhe të serbëve të Kosovës, ka të rinj e të reja si ju të veriut serb shërbejnë në ushtrinë e Kosovës. Me këtë ua kemi hequr argumentet të gjithëve se nuk po bëjmë ushtri për çështje nacionaliste, por ushtri për atë që ka bërë e gjithë bota e përparuar për siguri, për mbrojtje nga rreziqet me të cilat që të gjithë jemi bashkë. Pra, gjatë këtij viti do të ndodh kjo”, tha Haradinaj./kp
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A