LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: LDK po punon kundër liberalizimit të vizave

Haradinaj: LDK po punon kundër liberalizimit të vizave

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke folur rreth liberalizimit të vizave, thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës po punon kundër këtij procesi.

Ndërkohë Haradinaj kërkesat për zgjedhje të reja nga zyrtarë të LDK-së i quan pjesë e garës për të parin e kësaj partie.

“Në LDK është hap një garë për kryetar të LDK-së dhe tani ata po mundohen me gjet armiq, me gjet tema”, tha Haradinaj, në një intervistë për RTK.


Ai po dyshon se kjo parti po dërgon mesazhe jo të mira për Kosovën në Evropë sa i përket liberalizimit të vizave.

“Mirë është me u fokusu, me i ndihmu qeverisë në këtë rast për liberalizim të vizave. Mirë është nga LDK-ja mos me gabu me ndonjë porosi që e çojnë te Partitë Popullore, a diku. Mos me çu porosi të gabuara që mos me na u aprovu liberalizimi i vizave. Nuk është mirë me dhënë skepticizëm që p.sh.: nëse ndodh liberalizimi kish me pasë refugjatë. Nuk është kështu, nuk do të ketë refugjatë”, tha  Haradinaj.

“Kam përshtypjen që pas takimeve me zyrtarë të PPE-së nuk janë nda të bindur që e meritojmë liberalizimin. E kam një frikë që një pjesë e opozitës është kah bon kundër liberalizimit të vizave. Nuk është mirë. Pikërisht mendoj te LDK-ja. I lus mos të bëjnë kësi gabimesh”, tha Haradinaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori