Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, me një fjalë rasti hapi ceremoninë e promovimit të gatesave tipike shqiptare “Shije Shqiptare”, organizim ky që u mbajt nën patronatin e Kryeministrit dhe që shënohet në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar “Viti i Gjergjit”.
Haradinaj, tha se kultura e gatimit dhe e mikpritjes është vlerë e padiskutueshme e shqiptarëve dhe këtë kulturë do ta ruajmë me përkushtimin më të madh.
“Shije shqiptare” është darka simbolike e shënuar në nderim të kuzhinës dhe traditës shqiptare të mikpritjes dhe që ka bërë bashkë katër kuzhinierët më të mirë, që vijnë nga treva të ndryshme. Sokol Prenga, Faruk Neziri, Përparim Babalija dhe Naser Gashi u bënë bashkë për të sjellë para të ftuarve shijet më të njohura të gatimit shqiptar.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj, tha se periudha e jetës së luftës dhe qeverisjes së Skënderbeut është një periudhë e artë shqiptare e vetëdijes së ngritur për të qenë vetja, njëkohësisht e përkushtimit, sakrificës për të ruajtur vetveten, atdheun, identitetin dhe bindjen e vet.
Më tej, kryeministri Haradinaj tha se askush më mirë sesa shqiptarët nuk dinë t’i respektojë ata që jetojnë me ne, komunitetet në përgjithësi, identitetin kombëtar e fetar, gjuhën dhe çdo vlerë tjetër.
“Duke kujtuar Gjergj Kastriotin Skënderbeun, dëshmojmë se i kemi rrënjët e thella, Kosova dhe gjithë shqiptarët kudo që janë. Për ata që nga larg na gjykojnë dua t’iu them se nuk na njohin, ju mungon njohja për shqiptarët në trojet e tyre, në atdheun e tyre. Bëjnë mirë të na njohin, sepse kur na njohin e dinë mirë se nuk është në traditën tonë me hy në punët e shtëpisë së dikujt tjetër. Kosova dhe unë nuk kemi hyrë në asnjë punë të brendshme të Republikës së Turqisë dhe kjo është mese e vërtet, as në të kaluarën, as sot, dhe as në të ardhmen. Por, po ashtu punët tona të shtëpisë nuk do t’i bëjë kurrë askush në emër tonë në Kosovë, do t’i bëjmë vetëm ne, atëherë kur i bëjmë”, tha Haradinaj.
Organizimi “Shije shqiptare” përkon edhe me Ditën ndërkombëtare të Autizmit, për çka kryeministri tha se nuk do të mungoj asnjëherë përkujdesja ndaj kësaj kategorie.
Promovimi i gatesave tipike shqiptare “Shije Shqiptare” , është organizuar në kuadër të shënimit të Vitit Mbarëkombëtar dedikuar Skënderbeut, nismë kjo që ka bërë bashkë Qeverinë e Kosovës, atë të Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe për të cilën nismë gjatë 2018- ës do të shënohen aktivitet të shumta në nderim të historisë dhe traditës shqiptare.
Pjesë e kësaj ngjarje ishin përfaqësues të korit diplomatik, të institucioneve nga vendi dhe rajoni, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe atyre humanitare, muzicientë, emra të njohur të artit, politikës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Deri në ora 11:00, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar, prijnë Gjermania dhe Zvicra](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476797986_1050156560474552_4662049596669104833_n-2-780x439.jpg)
Deri në ora 11:00, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar, prijnë Gjermania dhe Zvicra
![Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Alicia-Kearns-Deputete-Britaneze-foto-Ridvan-Slivova-9-780x439.jpg)
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
![Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/LAJMI-I-FUNDIT-2-780x439.png)
Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij
![MPJD: Të gjitha qendrat e votimit jashtë vendit janë hapur sipas kohës së planifikuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475573590_1050156507141224_3615576832217983322_n-780x439.jpg)
MPJD: Të gjitha qendrat e votimit jashtë vendit janë hapur sipas kohës së planifikuar
![Diaspora nis votimin nëpër ambasada](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476762088_10162793164279824_5280106582296192096_n-1-780x439.jpg)
Diaspora nis votimin nëpër ambasada
![Gjendet vajza e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur në Prishtinë, dyshohet se u dhunua seksualisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/10/Zhduket-nje-vajze-e-mitur-780x439-1-780x439.jpg)
Gjendet vajza e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur në Prishtinë, dyshohet se u dhunua seksualisht
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti