LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kualiteti i produkteve tona, garanci për depërtim në tregjet vendore dhe të huaja

Haradinaj: Kualiteti i produkteve tona, garanci për depërtim në tregjet vendore dhe të huaja

Kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një vizitë pune në ndërmarrjen prodhuese “Aulona” SHPK, në Gjakovë, e cila merret me prodhimin e motorëve elektrik, transformatorëve dhe gjeneratorëve.

Në këtë vizitë Haradinaj i shoqëruar edhe nga kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, është pritur nga pronari, Hamdi Krasniqi, me bashkëpunëtorë.

Kryeministri vlerësoi se vizita në fabrikën Aulona është një porosi, duke thënë se kjo fabrikë ka 30 vjet traditë dhe është ndër të parat në Kosovë, është vazhdim i asaj që është njohur si elektromotori Gorenje në Gjakovë dhe në tregje të botës.


Më tej, kryeministri Haradinaj ka vlerësuar punën e kësaj fabrike duke thënë se për një kohë të gjatë ka arritur t’i furnizojë dhe plotësojë kërkesat e KEK-ut, por që pas privatizimeve dhe marrjes se përgjegjësive në distribucion nga KEDS këta janë gjetur pjesërisht jashtë tregut por nuk janë dorëzuar dhe kanë depërtuar në tregun gjerman dhe fatmirësisht janë 25 punëtorë dhe janë krenar me produktin e vet.

“Me punën e mirë që e bëjnë shpresoj shumë se edhe KEDS dhe operatorët tjerë në Kosovë do t’i drejtohen Aulonës për produktet e saj për një traditë, për një garancë në kualitet dhe nuk besoj se ka produkt me kualitet më të mirë se kjo që e shohim ne, sepse bëhet nga duart e ekspertëve dhe me mbikëqyrje të pronarëve të cilët japin garancë”, tha kryeministri Haradinaj.

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka falënderuar kryeministrin Haradinaj për vizitën duke thënë se kjo është një porosi e jashtëzakonshme për bizneset të cilat kanë filluar të veprojnë më shumë, ta ndiejnë veten më të sigurt që të investojnë. “Kjo porosi e juaja do të jetë kontribut i jashtëzakonshëm për t’i ndihmuar bizneset”, tha kryetari Gjinaj.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Granit Krasniqi, falënderoi kryeministrin Haradinaj dhe kryetarin Gjini për vizitën në kompaninë e tyre, duke treguar se në këtë kompani bëhet prodhimin i transformatorëve distributive me vaj, dhe të induktorëve dhe transformatorëve të ndryshëm për një prodhues gjerman.

“Për momentin po prodhojmë ekskluzivisht vetëm për partnerin tonë gjerman dhe të gjitha materialet që vijnë nga gjermania rieskportohen prapë te partneri ynë. Ndihemi të nderuar për vizitën e kryeministrit dhe kryetarit dhe

shpresojmë që kjo vizitë do jetë vetëm një pikënisje për mbështetjen që do na jepet në të ardhmen e afërt”, tha Krasniqi, duke shprehur besimin se ndërmarrësia dhe prodhimi të jenë ardhmëria e Kosovës.

Paraprakisht, kryeministri Haradinaj ka vizituar komunën e Gjakovës, ku është pritur nga kryetari Ardian Gjini me bashkëpunëtorë, nga i cili u njoftua për zhvillimet në këtë komunë, punët, të arriturat dhe prioritetet e qeverisjes komunale.

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

Kronika e Zezë
Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Lajme
Kalo në kategori