LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj kritikon diplomacinë kosovare

Haradinaj kritikon diplomacinë kosovare

AAK-ja ka kritikuar Ministrinë e Jashtme të Kosovës për mungesë lobimi për njohje të pavarësisë së Kosovës. Kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj, është përqendruar te letra e fundit e tre kongresistëve amerikanë dërguar shteteve të Amerikës Latine për njohje të shtetit të Kosovës.

Sipas Haradinajt, diplomacia e vendit nuk është duke bërë përpjekje që në mënyra të ndryshme të bëjë trysni në këto vende. “Si Kosovë duhet të jemi shumë më aktivë që këtë lobim jo vetëm me e pas në dijeni, por edhe me përkrah në mënyra të nevojshme, gjë që nuk po ndodh nga Prishtina zyrtare dhe Ministria e Punëve të Jashtme”, ka thënë Haradinaj.

Padia ndaj Sejdiut, e pashmangshme

Lideri i AAk-së po ashtu ka thënë se padia e paralajmëruar në Gjykatën Kushtetuese nga ana e kësaj partie ndaj kreut të vendit Fatmir Sejdiu, për shkak të vendimit për shtyrjen e zgjedhjeve parlamentare në vitin 2011 është e pashmangshme.


Haradinaj ka potencuar se partia e tij do të procedojë padinë në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me vendimin e presidentit Sejdiu për mos mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare këtë vit.

Sipas tij, presidenti Sejdiu me vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve të përgjithshme ka shkelë Kushtetutën e vendit. /KTV/RTV21/Telegrafi/