LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kosova t’i intensifikojë përpjekjet për ta unifikuar agjendën për integrim

Haradinaj: Kosova t’i intensifikojë përpjekjet për ta unifikuar agjendën për integrim

Kryeministri Ramush Haradinaj sot ka marrë pjesë në takimin e Nivelit të Lartë për Sundim të Ligjit, me ç’rast ka bërë të ditur se aty është shqyrtuar pako e ligjeve anti-korrupsion dhe rastet e shënjestruara.

“Kosova tashmë është në një fazë ku duhet t’i intensifikojë përpjekjet për ta unifikuar agjendën për integrim dhe jemi në fazën finale të liberalizimit të vizave. Zhvillimi ekonomik, si fokus qeveritar për vitin 2019, është i lidhur ngushtë me sundimin e ligjit dhe ndjekjen e veprave penale që pengojnë këtë zhvillim. Kosova ka hapur dyert për investitorë të huaj dhe ka avancuar në garantimin e sigurisë së kapitalit të tyre. Kemi forcuar Policinë, Prokurorinë dhe Gjykatat, kemi ndryshuar dhe forcuar ligjet që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka shkruar Haradinaj.

Në fund ai ka thënë se të gjitha këto investime si adresë e kanë shtetin dhe nuk do të lejojnë pengesa korruptive.


Sipas tij, Kosova ka kapacitete dhe guxim për t’u ballafaquar me raste komplekse dhe do të ndërmarrë çdo veprim që askush të mos jetë mbi ligjin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë do të ndodhë nëse SHBA largon trupat, flet ish-komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë

Çfarë do të ndodhë nëse SHBA largon trupat, flet ish-komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Lajme
Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Lajme
Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Lajme
Gruaja shqiptare e burri serb kanosen nga disa serbë të Banjskës, u kërkohet të largohen

Gruaja shqiptare e burri serb kanosen nga disa serbë të Banjskës, u kërkohet të largohen

Lajme
Kalo në kategori