LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kosova është e përcaktuar për anëtarësim në BE

Haradinaj: Kosova është e përcaktuar për anëtarësim në BE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në konferencën me temë “Agjenda për Reformën Evropiane”, e organizuar nga Grupi për Hulumtimin e Politikave në Ballkan ka thënë se agjenda e reformave evropiane dhe Marrëveshja e Stabilizim Asociimit është vetë programi i Qeverisë.

Duke folur për qeverisjen, Haradinaj tha se duhet të krijohet një ADN e qeverisjes, e cila i mbijeton të gjitha etapave, qofshin zgjedhjet, qofshin procese të tjera, pra një logjikë qeverisëse që kthehet në standard të përhershëm.

Kryeministri theksoi se kapaciteti implementues nuk është ai që ne duan, por do të punojnë që legjislacioni, aktet e mira ligjore, qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit, të gjejnë zbatim.


“Çdo vendim dhe çdo aksion i qeverisës  duhet të mbërrijë te qytetari dhe prej tij të marrim reflektimin, në mënyrë që të kthehet te vendimmarrësi”, tha kryeministri Haradinaj.

Kryeministri njoftoi që për pak ditë do të mbahet takimi i Këshillit të MSA-së dhe aktualisht janë duke përgatitur një dokument të prioriteteve kyçe që dalin nga MSA-ja.

“Për të gjitha këto punë, dëshirojmë të marrim mendimin e institucioneve të BE-së, por po ashtu dëshirojmë t’i ndajmë me qytetarët e vendit, pra, në çdo etapë të jemi të ndërlidhur”, tha kryeministri, duke shtuar se Kosova është e përcaktuar për anëtarësim në BE.

Kryeministri tha se dinamika shkon në drejtim të aplikimit për statusin e vendit kandidat gjatë vitit të ardhshëm, që nënkupton krijim të marrëdhënieve kontraktuale shumë më direkte dhe intensive me BE-në.

“Me statusin e vendit kandidat, Kosova nuk e arrin qëllimin final, por është një mundësi shumë e mirë për avancimin e marrëdhënieve të saja kontraktuale me BE-në”, theksoi kryeministri Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Siguri
Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kalo në kategori