LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Më keni bërë të ndihem krenar

Haradinaj: Më keni bërë të ndihem krenar

Lideri i AAK-së dhe ish komandanti i UÇK-së, Ramush Haradinaj, përmes një statusi në Facebook ka përshëndetur të gjithë mbështetësit e tij në këto ditë sa ishte në arrest në Francë.

Haradinaj tha se me këtë çka ka parë këto ditë e kanë bërë që të ndihet shumë krenar.

Postimi i Haradinajt në Facebook:


“Të nderuar qytetarë,

Gjithë këto ditë dhe nga të gjitha anët e Globit, me zërin dhe me dinjitetin tuaj, më keni bërë të ndihem krenar!

Më këni bindur se kurr nuk është boll të punosh për vendin tënd!

Juaji Ramush Haradinaj”, ka shkruar Haradinaj.

Gjykata në Colmar të Francës, pas shqyrtimit të dokumentacionit ka vendosur që Haradinaj të lihet i lirë me kusht që të mos dalë nga Franca dhe të lajmërohet tek autoritetet dy herë në javë. /Telegrafi/