LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj ka planifikuar vizitë në Tiranë, por jo edhe në Podgoricë

Haradinaj ka planifikuar vizitë në Tiranë, por jo edhe në Podgoricë

Mediat në Kosovë kanë raportuar gjatë ditës se Ramush Haradinaj pas vizitës së parë zyrtare si kryeministër që do ta bëjë në Tiranë, më pas, në një të ardhme të afërt, do ta vizitojë edhe kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricën.

Mirëpo, një gjë e tillë është mohuar nga Halil Matoshi, që udhëheq zyrën për media në kryeministri.

Matoshi ka thënë se një vizitë e tillë edhe mund të ndodhë në të ardhmen, porse për momentin nuk është se ka orar të caktaur për këtë punë.


“Vizita në Tiranë do të ndodhë me datën 27, por sa i përket Podgoricës nuk ka asgjë që mund të konfirmohet. Një vizitë mund të ndodhë në të ardhmen, por tani për tani nuk parashihet”, pohoi Matoshi, për Klan Kosova.

Kosova e Mali i Zi vazhdojnë ta kenë problemin rreth Demarkacionit me Malin e Zi, përkundër se gjithmonë zyrtarërt e të dyja shteteve kanë deklaruar se kanë raporte të mira ndërshtetërore.

Madje kryeministri Haradinaj ka shkaraur komisionin e vjetër dhe ka emëruar një të ri për rishikimin e vijes kuftiare me malaziasit, ndërsa ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Srdjan Darmanoviq, në një emision televiziv ka deklaruar se tashmë çështja e Demarkacionit me Kosovën për Malin e Zi ka përfundaur.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori