LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj e shpallë shtetasin rus person “Non Grata”, urdhëron ta lëshojë Kosovën menjëherë

Haradinaj e shpallë shtetasin rus person “Non Grata”, urdhëron ta lëshojë Kosovën menjëherë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme që në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore ta shpall shtetasin rus, Mikhail Krasnoshchenkov si person “Non Grata” (i padëshirueshëm).

Haradinaj këtë e bëri të ditur në një postim në rrjetin e tij social Facebook, ku ka shkruar se vendimi ka hyrë në fuqi dhe se i njëjti urdhërohet që ta lëshoj territorin e Republikës së Kosovës.

Burim Ramadani: Krasnoschenkov – rus i UNMIK-ut apo rus i GRU-së në UNMIK?
Lexo po ashtu Burim Ramadani: Krasnoschenkov – rus i UNMIK-ut apo rus i GRU-së në UNMIK?

“Sot, kam kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme që në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të shpallim shtetasin rus z.Mikhail Krasnoshchenkov si person ‘Non Grata’.  Vendimi është marrë sot ndaj këtij personi që punon si staf ndërkombëtar në Kombet e Bashkuara, dhe të njëjtit i urdhërohet që ta lëshojë territorin e Republikës së Kosovës. Ky vendim ka hyrë në fuqi, sot nga 31 maj 2019”, ka thënë Haradinaj.


Kosova kërkon heqjen e imunitetit të shtetasit rus të UNMIK-ut, që u arrestua në barrikadat serbe në veri
Lexo po ashtu Kosova kërkon heqjen e imunitetit të shtetasit rus të UNMIK-ut, që u arrestua në barrikadat serbe në veri

Kryeministri po ashtu i ka bërë thirrje Përfaqësuesit të Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, të respektojë vendimin.

“Vendimi është marrë për shkak të veprimeve të shtetasit rus kundër rendit kushtetues të Kosovës, vlerave universale, paqes dhe stabilitetit:, ka shkruar ndër të tjera, kryeministri Ramush Haradinaj. /Telegrafi/

MPJ kërkon sqarime nga UNMIK-u për praninë e zyrtarit rus në barrikadat serbe në veri
Lexo po ashtu MPJ kërkon sqarime nga UNMIK-u për praninë e zyrtarit rus në barrikadat serbe në veri

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori