LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Dikush u alarmua që unë do të jem në inaugurimin e presidentit Trump

Haradinaj: Dikush u alarmua që unë do të jem në inaugurimin e  presidentit Trump

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka konfirmuar për Telegrafin se ai do të jetë pjesë e ceremonisë së inaugurimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump.

Ai ka thënë se është i ftuar dhe me shumë kënaqësi do të prezantojë në këtë ceremoni, duke shtuar se është duke i kryer të gjitha procedurat për të udhëtuar drejt SHBA-ve.

“I kam dy ftesa. Për ceremoninë e inaugurimit dhe lutjet e mëngjesit. Në të dyja do të marrë pjesë presidenti i ri Trump. E pashë që dikush ishte alarmuar për këtë ftesë. Unë jam i Kosovës, i këtij vendi”, ka thënë Haradinaj për Telegrafin.


Sipas tij, “kur zyrtarët e shtetit të Kosovës e vizitojnë Washingtonin gëzohemi dhe ndihemi të respektuar, ndonëse ndonjëherë shkojnë edhe ata që nuk duhet”.

“Të dyja ftesat janë befasi, si ajo e inaugurimit të presidentit të ri dhe ajo e lutjeve të mëngjesit. E vlerësoj këtë ftesë, sepse mendoj që Kosova ka nevojë për SHBA-të, si në planin e jashtëm: në njohje, anëtarësimi në organizata ndërkombëtare. Kosova ka nevojë për ndihmë nga SHBA-të për në rend, ligj dhe siguri. Kosova ka nevojë për investime amerikane në Kosovë. Unë këto vizita i bëj duke kërkuar përkrahje për Kosovën, dhe jo duke ofenduar ose mposhtur kundërshtarët politikë” , ka shtuar Haradinaj.

Ndryshe, njëherë në media ishte raportuar se Haradinaj do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të SHBA-ve, Donald Trump, dhe më pas mediat kishin shkruar se Haradinaj nuk do të jetë pjesë e kësaj ceremonie. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Drejtësi
Në Prishtinë gjendet një person i vdekur - ishte i shtrirë në rrugë

Në Prishtinë gjendet një person i vdekur - ishte i shtrirë në rrugë

Kronika e Zezë
Jashari: Kurti nuk është i interesuar të formojë qeverinë, vonesat e KQZ-së nuk janë të rastësishme

Jashari: Kurti nuk është i interesuar të formojë qeverinë, vonesat e KQZ-së nuk janë të rastësishme

Politikë
Dialogu Kosovë-Serbi, Sarrazin: Është koha për të gjetur zgjidhje konkrete

Dialogu Kosovë-Serbi, Sarrazin: Është koha për të gjetur zgjidhje konkrete

Lajme
Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Lajme
Kalo në kategori