LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Dialogu aktual me Serbinë është i konsumuar

Haradinaj: Dialogu aktual me Serbinë është i konsumuar

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se pala kosovare është e habitur me vendimin e palës serbe për ndërprerjen e dialogut në Bruksel, pas vrasjes së Oliver Ivanoviq, ndonëse e pranoi se dialogu aktual është i konsumuar.

Ai këto komente i bëri pas takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku është biseduar për gjendjen e sigurisë në vend, pas vrasjes së kreut të Iniciativës Qytetare Liri, demokraci, drejtësi në veri Oliver Ivanoviq.

“Është shumë më kërcënues lajmi se Serbia synon të armatoset me raketa që arrijnë të gjitha destinacionet e Kosovës. Ne në këtë rast ne nuk është dashur të shkojmë në dialog”, ka thënë Haradinaj.


Ndryshe në kumtesën e lëshuar nga takimi i Këshillit të Sigurisë së Kosovës, thuhet se ky organ, me përfaqësim të institucioneve të Republikës së Kosovës, mekanizmave të sigurisë dhe të organeve të drejtësisë, ka vlerësuar situatën në vend, me theks të posaçëm në zhvillimet e fundit në veri të Mitrovicës, pas aktit të vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq.

“Këshilli i Sigurisë së Kosovës thekson se autoritetet e sigurisë dhe ato të ndjekjes po zhvillojnë hetime intensive në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviq dhe po hetojnë të gjitha pistat e mundshme. Organet e rendit kanë kërkuar nga të gjithë qytetarët, pa dallim, që të ofrojnë ndihmën dhe bashkëpunimin e tyre në zbulimin e kapjen sa më të shpejt të kryesve të këtij akti kriminal dhe sjelljen e tyre përpara drejtësisë”.

“Këshilli i Sigurisë së Kosovës vlerëson se në rast të nevojës për ndihmë dhe ekspertizë në ndriçimin e rastit mund të kërkohet ndihmë profesionale nga agjencitë e specializuara ndërkombëtare, në veçanti nga FBI të SHBA-së”.

“Këshilli i Sigurisë së Kosovës vlerëson se gjendja e sigurisë në vend është e qetë dhe e qëndrueshme dhe se organet e rendit janë duke kryer me përgjegjësi detyrat e tyre në ruajtjen e qetësisë publike dhe të sigurisë për të gjithë qytetarët e vendit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Drejtësi
Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Lajme
Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën

Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën

Lajme
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Lajme
Kalo në kategori