LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj, deputetëve: Nëse jeni kundër pagesës së 53 milionëve, hartojeni një rezolutë dhe shkojmë në Arbitrazh

Haradinaj, deputetëve: Nëse jeni kundër pagesës së 53 milionëve, hartojeni një rezolutë dhe shkojmë në Arbitrazh

Kryeministri Ramush Haradinaj, duke iu përgjigjur kritikave të deputetëve, ka kërkuar ta votojnë një rezolutë që të anulohet pagesa prej 53 milionë eurove ndaj konzorciumit “Bechtel & Enka”.

Ai gjatë interpelancës në Kuvendin e Kosovës ka thënë se është i gatshëm të shkoj në arbitrazh.

“Merreni një vendim, po e votojmë një rezolutë që ta anulojmë këtë pagesë dhe të shkojmë në arbitrazh, por atëherë mbrojeni”, tha Haradinaj.


Haradinaj për Bechtel Enkan: LDK ma la borxhin mbi tavolinë, çoi para në komunat e veta
Lexo po ashtu Haradinaj për Bechtel Enkan: LDK ma la borxhin mbi tavolinë, çoi para në komunat e veta

Mirëpo, Haradinaj ka sqaruar se nuk kanë guxuar ta çojnë marrëveshjen në arbitrazh, meqë sipas tij, kjo do të ishte çështje e humbur. /Telegrafi/