LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj akuzon Kurtin: Qeveria e mashtrimit, votoi buxhetin e mjerimit

Haradinaj akuzon Kurtin: Qeveria e mashtrimit, votoi buxhetin e mjerimit

Ish-kryeministri i Kosovës, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar Qeverinë Kurti, se mbrëmë ka votuar me nguti votoi buxhetin, i cili shkurton dhe anulon projekte që prekin gati gjysmën e popullit të Kosovës.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Qeveria e Mashtrimit, mbrëmë me një kontrabandim të orkestruar votoi buxhetin e mjerimit”.

“Për më shumë këtë herë la pa paga të rritura heronjtë e Kosovës, mjekët, stafin mjekësor, policët e zjarrfikësit. Turpi do t’i mbulojë dhe qytetari do t’i ndëshkojë”, ka shkruar Haradinaj.


Postimi i plotë i Haradinajt:

“Qeveria e Mashtrimit, mbrëmë me një kontrabandim të orkestruar votoi buxhetin e mjerimit. Me nguti dhe jotransparencë votoi buxhetin i cili shkurton dhe anulon projekte që prekin gati gjysmën e popullit të Kosovës. Për më shumë këtë herë la pa paga të rritura heronjtë e Kosovës, mjekët, stafin mjekësor, policët e zjarrëfikësit. Turpi do t’i mbulojë dhe qytetari do t’i ndëshkojë.

Më poshtë janë vetëm disa nga projektet që u hoqën nga buxheti dhe disa për të cilët u shkurtua buxheti deri në mos realizim:

– Rruga Brigada 123 – Sheshi në Suharekë;

– Shtëpia e Kulturës – Suharekë;

– Qarkorja rruga Bujar Roka, dalja për Prizren dhe tranziti i ri – Gjakovë;

– Rruga Gjakovë – Dollc – Gjakovë;

– Stadiumi – Gjakovë;

– Dalja për Pejë – Gjakovë;

– Dalja për Prizren, nuk ka mjete;

– Edhe rrugët rajonale Kralan – Jabllanicë ose Cërmjan – Meqë – Gjakovë;

– Dy projekte të reja që kanë qenë të planifikuara me kornizën buxhetore, njëri ka qenë trotuar dhe ndriçim nga termocentrali Kosoves B dhe tjetra rruga Avni Rrustemi Obiliq – Milloshevë – Obiliq;

– Lagjia Hade e Re projekt i cili ka qenë në koordinin me Ministrinë për shkak të zhvedosjes së Hades dhe Shipitullës – Obiliq;

– Rruga Hoxhë Ali Qekezi – Obiliq;

– Ruga Lumbardh – Vranoc – Deçan;

– Rruga e Pleqës – Deçan;

– Ruga Irzniq – Gllogjan – Deçan;

– Varrezat e Qytetit – Deçan;

– Projekti Belleja – Deçan;

– Asfaltimi i rrugëve ne fshatrat: Malësi e Vogël, Ratkoc, Dejnë, Vrajakë, Bratotin, Dobidol, Çifllak dhe Kramavik – Rahovec;

– Ndërtimi i rrugëve në fshatrat: Krushë e Madhe, Celinë, Fortesë, Xërxë, Nagac, Hoqë e Vogël, Brestoc, Opterushë, Zaqisht dhe Reti – Rahovec;

– Ndërtimi i rrugës Nashpall –Sapniq – Rahovec;

– Ndërtimi i rrugës Opterushë-Samadraxhë – Rahovec;

– Shtëpia Muze e Ukshin Hotit – Rahovec;

– Fshati Hoçë e Madhe – Rahovec;

– Ndërtimi i rrugës 4 korsi Rahovec –Xërxë – Rahovec;

– Renovimi i stadiumit të futbollit – Rahovec;

– Stadiumi i futbollit në Ratkoc – Rahovec;

– MOS-Ndërtimi i zonës ekonomike- Parkut Industrial tashmë të licencuar në Opterushë – Rahovec;

– Sheshi Qendror – Rahovec;

– Kolektori i ujërave të zeza – Rahovec;

– Projekti për furnizimin me ujë të pijes – Klinë;

– Asfaltimi i rrugës Klinë – Shtupel – Klinë;

– Asfaltimi i rrugës Zllakuqan-Ranoc – Leskoc – Klinë;

– Renovimi i shkollave Gllarevë, Grabanicë, Shtupel dhe Volljakë – Klinë”, ka shkruar Haradinaj.

Me 63 vota për, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar Ligjin për buxhetin e vitit 2020.

Në seancën e jashtëzakonshme të kuvendit, që nisi më 14 mars dhe përfundoi në orët e para të 15 marsit, Ligji për buxhetin u miratua pa praninë e partive opozitare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori