Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka pasur përmirësim të hapjes për qasje të lirë në informacion dhe respektim të procedurave, por që mungon ndërveprimi më aktiv me qytetarët.
Kështu thuhet në gjetjet e “Analizës mbi Qeverisjen e Hapur të Zyrës së Kryeministrit”, të prezantuar nga Open Data Kosova, duke shtuar se kjo Zyre ka shfaqur progres krahasuar me vitet e kaluara, por që ka ende shumë hapësirë për përmirësim krahasuar me vendet e tjera në rajon pasi ato kanë rezultate shumë të larta krahasuar me Kosovën.
Nga viti 2016, kur është bërë ky hulumtim, deri në vitin 2019, ka pasur një përmirësim të dukshëm të hapjes së Zyrës së Kryeministrit.
“Qeveria e Kosovës, në vitin 2016, kishte rezultatin e dytë më të mirë rajonal të hapjes, që korrespondon me 60.80 për qind. Kosova kishte një problem të hapjes kur bëhet fjalë për qasje që lidhet me respektimin e procedurave për qasje të lirë në informacion. Në këtë kategori Kosova mori rezultatin më të ulët, pra 65.38 për qind nga të gjitha vendet në rajon”, thuhet në hulumtim, përcjell Telegrafi.
Të gjeturat për vitin 2016, tregojnë se institucionet nuk ia dolën të sigurojnë një regjistër të dokumenteve të disponueshme.
“E drejta për t’u qasur në informacion nuk shihej të zbatohej për ndërmarrjet shtetërore, kompanitë publike, ose subjektet e tjera që ishin në pronësi të shtetit ose të kontrolluara nga shteti. Institucionet nuk ia dolën të sigurojnë një listë ose regjistër të dokumenteve të disponueshme që disponojnë dhe i bëjnë ato publike, edhe pse parashikohet nga ligji”, tregojnë të gjeturat.
Zyra e Kryeministrit ka pasur mungesë të ndërveprimit me qytetarët, por që Kosova është renditur relativisht lart në treguesit e konsultimit publik.
“Zyrës së Kryeministrit gjithashtu i mungonte ndërveprimi më aktiv me qytetarët, në të cilin Kosova shënoi nivelin më të ulët në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kosova është renditur relativisht lart në treguesit e konsultimit publik që arrin në 68.75 për qind. Krijimi i një mekanizmi për t’u mundësuar qytetarëve dhe palëve të interesuara të kundërshtojnë vendimet, kur procesi i duhur i konsultimit publik nuk është kryer, përbën një fushë për përmirësim”, thuhet në raport.
Për vitin 2017, hapja e Zyrës së Kryeministrit u rendit e treta në rajon, por se kjo hapje trajtohet sipas nevojës.
“Hapja e Zyrës së Kryeministrit në Kosovë në matjen e vitit 2017 u rendit e treta në rajon, duke shënuar 33 për qind bazuar në treguesit e vendosur, ngjashëm me matjen e vitit të kaluar, ku Kosova renditet si e treta në hapjen e pushtetit ekzekutiv me një rezultat të përgjithshëm prej 39 për qind. Kosova nuk bëri asnjë përparim në përmirësimin e pozitës së saj krahasuar me shtetet e tjera të rajonit. Hapja e Zyrës së Kryeministrit nuk ka qëndrueshmëri dhe në vend se të trajtohet strategjikisht trajtohet sipas nevojës”, thuhet në të gjeturat për këtë vit.
Kurse për vitin 2018, Zyra e Kryeministrit shfaqi progres krahasuar me vitet e kaluara.
“Zyra e Kryeministrit mori një rezultat të përgjithshëm prej 53 për qind për vitin 2018. Megjithëse Zyra e Kryeministrit shfaqi progres krahasuar me vitet e kaluara, ka ende shumë hapësirë për përmirësim krahasuar me vendet e tjera në rajon pasi ato kanë rezultate shumë të larta krahasuar me Kosovën. Në një barazim me Serbinë, të dy vendet renditen të parafundit në lidhje me rezultatin rajonal për hapjen, duke lënë kështu pas vetëm Bosnjën dhe Hercegovinën”, thuhet në hulumtim.
Për sa i përket vitin 2019, krahasuar me vitin paraparak, del se ka pasur një progres të theksuar të kësaj Zyre, pra një rritje prej 10 për qind më shumë se viti 2018.
“Zyra e Kryeministrit shënoi një rezultat të përgjithshëm prej 63 për qind për vitin 2019. Kjo tregon progres krahasuar me rezultatet e vitit të kaluar, megjithatë ka ende hapësirë për përmirësim në krahasim me vendet e tjera nga rajoni si dhe kur flasim në aspekt shtetëror. Kur krahasojmë këtë rezultat me rezultatin prej 53 për qind në vitin 2018 ka një progres të madh të treguar brenda një viti. Zyra e Kryeministrit ka shënuar një total prej 51 për qind në këtë parim duke treguar një rritje prej 10 për qind krahasuar me gjetjet e vitit 2018. Faktorët që kontribuan në këtë rritje janë si më poshtë: informacioni i disponueshëm për nëpunësit civil dhe përkthimi i faqes së internetit në dy gjuhë zyrtare”, tregojnë të gjeturat.
Edhe pse ka pasur përmirësime, ka ende mungesë të zbatimit kur bëhet fjalë për transparencën buxhetore.
“Raportet afatmesme mbi shpenzimet e buxhetit të shtetit dhe qeverisë, si dhe buxhetin e qytetarëve nuk publikohen. Gjithashtu, nuk ka asnjë informacion në lidhje me nivelin dhe përbërjen e shpenzimeve publike, shërbimin e shpenzimeve dhe menaxhimin e shpenzimeve. Sa i përket procedurave të prokurimit publik, Zyra e Kryeministrit nuk ofron asnjë nga këto informacione”, shpjegon raporti.
Sa i përket komponentit të qasshmërisë, Kosova vazhdon të ballafaqohet me sfida.
“Kur krahasojmë atë me rezultatin e vitit 2018 prej 56 për qind, ka pasur një rritje të treguar në vitin 2019 ku Zyra e Kryeministrit shënoi një total prej 63 për qind për sa i përket qasshmërisë. Kur bëhet fjalë për raportet vjetore të qasjes në dokumente publike, mungon monitorimi i kërkesave që refuzohen ose mbeten pa përgjigje. Nëse do të ekzistonte një mekanizëm për të informuar publikun se cilat kërkesa aprovohen/refuzohen, kjo do ta ndihmonte Zyrën e Kryeministrit të kishte një rezultat më të lartë për sa i përket këtyre treguesve si pjesë e komponentit të qasjes. Asnjë institucion në Kosovë, përfshirë Zyrën e Kryeministrit, nuk ka ofruar ndonjë listë publike ose regjistër të dokumenteve të disponueshme në posedim të tyre për publikun e gjerë, edhe pse kjo është e paraparë me ligj”, tregon hulumtimi.
Në lidhje me konsultimet publike, Zyra e Kryeministrit zhvilloi platformën e Konsultimit Publik, ku të gjitha dokumentet e nevojshme për konsultim publikohen në internet nga ministritë përkatëse. Përveç kësaj, raportet mbi konsultimet publikohen gjithashtu në platformë.
Mbi parimin e integritetit, raporti tregon se Kosova vazhdon të bëjë progres vjetor.
“Në vitin 2019, Zyra e Kryeministrit shënoi gjithsej 96 për qind, e cila krahasuar me gjetjet gjatë vitit 2018, tregon një rritje me 9 për qind. Temat e tilla si konflikti i interesave, parandalimi i korrupsionit ose krijimi i mjeteve sinjalizuese për mënyrën se si të veprohet në rast të shkeljes/parregullsive, gjithashtu duhet të elaborohen me zyrtarët publikë që punojnë në Zyrën e Kryeministrit, përmes trajnimeve ose punëtorive, pasi që Ligji për Sinjalizuesit është miratuar në Kosovë”, tregon raporti.
Sa i përket ndërgjegjësimit, Kosova ka pasur rritje ndër vite.
“Ndërgjegjësimi është rritur gjithsej 70 për qind. Edhe pse ky rezultat tregon progres të madh në aspektin e planifikimit strategjik, monitorimit dhe vlerësimit, dhe raportimit të Zyra e Kryeministrit, ka ende hapësirë për përmirësim, veçanërisht kur bëhet fjalë për planifikimin strategjik, ku zyra e Kryeministrit shënoi një total prej 50 për qind. Në lidhje me planet vjetore të punës dhe raportet vjetore të punës, Qeveria përdor tregues të performancës të cilët gjithashtu publikohen përmes faqes së internetit të Zyrës së Kryeministrit për publikun e gjerë”, shpjegon analiza.
Në këtë hulumtim thuhet se, Vetëm 5 për qind e qytetarëve e ndjekin shpesh punën e Qeverisë së Kosovës, kurse rreth 14 për qind pohuan se vendimet qeveritare pasqyrojnë mendimet e tyre.
“Vetëm 5 për qind e qytetarëve e ndjekin shpesh punën e Qeverisë së Kosovës. Rreth 35 për qind e të anketuarve ndjekin punën e qeverisë ndonjëherë, rreth 40 për qind rrallë e ndjekin atë dhe 20.8 për qind e të anketuarve nuk e ndjekin kurrë. Rreth 14 për qind e të qytetarëve pohuan se vendimet qeveritare pasqyrojnë mendimet e tyre, ndërsa 68 për qind e tyre nuk ishin dakord me deklaratën. Së fundmi, rreth 18% e të anketuarve nuk kanë dhënë një mendim për këtë çështje”, përfundon hulumtimi.
Si përfundim, Kosova ka qenë e ekspozuar ndaj shumë projekteve dhe politikave të drejtuara nga donatorët. Sidoqoftë, nuk ekziston ndonjë mekanizëm për monitorimin e performancës së këtyre projekteve dhe politikave dhe ndikimin e programeve dhe planeve të reformave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZëvendësministri i reagon Bajramit: Doracakët për edukimin seksual u miratuan kur ti ishe ministre e Arsimit
“Doracakët janë botuar në vitin 2023”, Bajrami reagon sërish: Keni prekë në familje - përgjegjësi duhet t'i kërkohet Nagavcit
Gjenerali amerikan: Serbia duhet ta pranojë të ardhmen pa Kosovën
Edhe 697 banka tjera gjermane korrigjojnë gabimin, Kosova do të figuroj si shtet i pavarur
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Vrasja e ish-drejtorit në SHISH, dyshohet se biznesmeni u qëllua nga lartësia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul
Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë