LAJMI I FUNDIT:

Hapi i parë pas 10 dhjetorit, shpallja e pavarësisë

Hapi i parë pas 10 dhjetorit, shpallja e pavarësisë

Hapi i parë i institucioneve të Kosovës, pas përfundimit të bisedimeve shtesë më 10 dhjetor, do të jetë shpallja e pavarësisë së vendit. Ky është qëndrim i Ekipit të Unitetit i cili është takuar sot, në prag të takimit të fundit me Treshen dhe Beogradin, më 26 nëntor në Vjenë.

EU-ja po ashtu është e prerë në qëndrimin se, çfarëdo marrëveshje që nënkupton më pak se pavarësi dhe lidhje strukturore më Serbinë, do të jetë e papranueshme.

"10 dhjetori do të vijë dhe pas kësaj date do të ketë vendime të duhura për hapin e parë që duhet bërë, siç është shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe kërkesa zyrtare për njohjen e saj", ka thënë zëdhënësi i ekipit të Unitetit, Skënder Hyseni. Megjithatë, Hyseni ka bërë të ditur se, Kosova është e përkushtuar që çdo veprim të saj ta koordinojë ngushtë më faktorët kyç ndërkombëtarë dhe faktorët kyç përkrahës të pavarësisë së Kosovës pas rekomandimeve të Ahtisaarit.

"Nuk mund të ketë zvarritje pas 10 dhjetorit. Ekipi i Unitetit e ka bërë të qartë se deri më 10 dhjetor do të bashkëpunojë dhe do të jetë shumë konstruktiv, ku pas kësaj date institucionet e vendit do të marrin vendimet e duhura", ka thënë Hyseni.


Në trend Lajme

Më shumë
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Politikë
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Kalo në kategori